E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, miratohet buxheti i vitit 2010

Ky vendim erdhi pas dy dështimeve herët e kaluara për shkak të debateve të shumta. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Eugen Isai, “hartuesit e projektbuxhetit kanë ulur shifrat fiktive që e bënin projektbuxhetin të papërballueshëm dhe jo real”.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, deklaroi se “në këtë projekt buxhet janë hequr disa zëra, për shkak të konsensusit për miratimin e buxhetit, pasi fëmijët e kopshteve nuk mund të rrinë më pa ngrohje, të vobektit pa përkrahje sociale, punonjësit pa rroga etj". Buxheti i miratuar sot me shumicë votash ka vlerën 986 milion lekë të reja , nga 1.3 miliard lekë që ishte projektbuxheti i hedhur poshtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›