Altenberg trio wien, me vepra nga Hayden në skenën e arteve
Ata përcollën tinguj të mrekullueshëm të muzikës, që mban firmën e autorëve të njohur botërorë. Pas Tiranës ata do të shkojnë në datë 9 maj në qytetin e Durrësit. Nga Altengerg trio wien u interpretuan vepra nga Joseph Haydn Trio d-moll op. 71 Nr.3 Hob. XV:23, vepra nga Antonin Dvorak Klaviertrio g-moll op. 26, vepra nga Robert Schumann Klaviertrio Nr.1 d-moll op. 63. Koncertet zhvillohen falë një bashkëpunimi midis Mozaik Festival, Ambasadës Austriake në Tiranë Akademisë së Arteve, shkollës së mesme artistike "Jan Kukuzeli" Durrës etj. Që nga debutimi zyrtar gjatë javës së Mozartit në Salzburg (janar 1994), Altenberg trio wien një nga triot e pakta me një aktivitet kaq të ngjeshur muzikor në botën e muzikës së dhomës, në më shumë se 1000 ekzekutime ka fituar reputacionin e njërit prej ansambleve më të guximshëm e më të qëndrueshëm të kategorisë, pasi repertori i tyre përfshin përveç një numri të gjerë të veprave nga fusha e tyre direkt (piano kuartete e kuintete, duo, tripël koncerte, muzikë dhome vokale) përafërsisht edhe 300 trio me piano, shumë prej të cilave i ka porositur dhe u ka realizuar ekzekutimin e tyre te parë. Aktiviteti saj i rregullt mbulon drejtimin artistik të festivalit muzikor në Schloß Weinzierl, vend shumë i rëndësishëm për historinë e muzikës, ku Haydni i ri kompozoi kuartetet e tij të para të harqeve; më parë, për një dekadë e gjysëm, ansambli ka qenë i ngarkuar me International Brahms Festival Murzzuschlag, drejtimin artistik të të cilit e mbante Claus Christian Schuster, njëkohësisht edhe pianisti i Altenberg Trio. Me fitoren e Robert Schumann Award (Çmimi Robert Schumann) të Qytetit të Zwickau në 1999, Trio Altenberg ngadhënjeu në vazhdimin e traditës austriake të këtij çmimi (fitues i 1997: Nikolaus Harnoncourt, fitues i 2002: Alfred Brendel); arsyeja imediate e suksesit ishte regjistrimi i të gjithë triove me Piano të Schumannit, të cilat sapo ishin publikuar. Një koncert festival me rastin e 125 vjetorit të lindjes së nxënësit të Schonberg-ut, Egon Wellesz, i cili është edhe ura më e rëndësishme njerëzore midis botëve muzikore të Parisit dhe Vjenës, do të shërbejë si hapje e këtij turneu në Francë.
Last Updated on E Enjte, 06 Maj 2010 19:25