Altin Haxhi: “Futbollin e dua, familjen e dashuroj”
Gjirokastriti është shqiptari i vetëm që luan në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi i majtë u thirr nga trajneri Kuzhe për sfidën kundër Suedisë
Klodiana Bufi
Altin Haxhi është një nga “senatorët” e ekipit Kombëtar shqiptar. Mbrojtësi i majtë gjirokastrit, i cili ka shpenzuar një karrierë të gjatë në Bullgari (kampion me Liteksin), Greqi e së fundi me Apoel Nikosia në Qipro, kampion edhe me këtë të fundit, rrëfehet ekskluzivisht për suplementin sportiv të gazetës “Albania” mbi përjetimet e tij në kompeticionin e “ëndrrave” siç quhet Liga e Kampioneve, sfidën e luksit me Çelsin e miliarderit rus Abramoviç, rikthimin në Kombëtare pas dy vitesh mungesë, marrëdhëniet me futbollistët e tjerë shqiptarë në Qipro si dhe udhëtimet me jaht me familjen në muajin e mjaltit. “Do të futemi në fushë kundër Suedisë për të luftuar për më të mirën tonë. Kam besim se do të japim maksimumin dhe ti mbyllim këto eliminatore ashtu siç na takon me një rezultat të kënaqshëm”, - “betohet” 34-vjeçari gjirokastrit.
Si ndihet Altin Haxhi pasi do të rikthehet në kombëtare pas 2 vitesh të gjata mungesë?
Është diçka e mrekullueshme për mua pasi unë jam në fund të karrierës sime si futbollist. Unë e dëshiroja shumë rikthimin që të mbyll gjithçka me ekipin kombëtar dhe në këto moment ta ndihmoj me çfarë kam mundësi. Më bëhet shumë qejfi që më thërritën pranë kombëtares e cila për çdo futbollist është diçka e madhe.
Si do ja shpërbleni trajnerit Kuzhe këtë ftesë?
Në fakt më tepër se për t’ia shpërblyer trajnerit Kuzhe dua t’ia shpërblejë Shqipërisë këtë ftesë mjaft të rëndësishme për mua. Dua t’ia shpërblejë edhe tifozëve kuqezi rikthimin tim në kombëtare por dhe shokëve të mi të skuadrës të cilët më kanë munguar. Unë vij pranë Shqipërisë për ekipin tim.
Altin ju keni qenë pjesëmarrës në miqësoren që Shqipëria ka zhvilluar më parë me Suedinë, dhe në atë kohë ju drejtoheshit nga Hans Peter Brigel. Ka qenë një lojë e fituar nga Shqipëria në atë kohë. Si e shihni tashmë Suedinë me të cilën do të përballeni?
Kjo ndeshje me Suedinë është mjaft e fortë, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën me ekipin kombëtar, madje të bëjmë maksimumin të marrim edhe një rezultat pozitiv. Çdo futbollist kur futet në fushë ka parasysh dy gjëra edhe fitoren edhe humbjen. Ne do të futemi në fushë për të luftuar për më të mirën tonë. Kam besim se do të japim maksimumin dhe ti mbyllim këto eliminatore ashtu siç na takon me një rezultat të kënaqshëm.
Altin të kemi parë të debutoni në një nga kompeticionet më të rëndësishëm të futbollit europian me skuadrën tuaj APOEL siç është Liga e Kampioneve. Pavarësisht se e humbët atë takim, si u ndjetë përballë yjeve të Çelsit?
Të them të drejtën para asaj ndeshje kisha shumë emocione, pavarësisht se kam luajtur edhe më parë, kundër shumë yjeve te futbollit europian. Ndihesha I pushtuar nga emocionet se nuk është e thjeshtë të luash përballë Balak, Drogba apo Deko. Por çdo gjë ndryshoi kur u futa në fushën e lojës. Pashë që minutat kalonin dhe nuk mendoja më që kam përballë këto emra, por të jepja maksimumin për skuadrën time. Aty këta yje unë I kisha kundërshtarë dhe duhet të tregoja forcën time.
Si janë marrëdhëniet tuaja me shqiptarët e tjerë që gjenden në Ishull me Klodian Duron, Arjan Beqajn apo dhe me Foto Strakosha, trajnerin e portierëve të ekipit tënd?
Klodin e kam pak larg, por marrëdhënia ime me të është e shkëlqyer. Madje jam shumë I gëzuar që do të bashkohem me Klodin në kombëtare. Me Strakoshën jam çdo ditë pranë. Nuk na bashkon vetëm stërvitja apo ambienti I ekipit, por edhe marrëdhëniet jashtë tij. Drekat darkat dhe kafet shpesh I ndaj me ta. Beqaj është pjesë e ish skuadrës sime Anorthosis. Më vjen mirë që e mori veten nga dëmtimi. Kam folur me të dhe tashmë I është rikthyer lojës. Më bëhet qejfi që Arjani u kthye në fushë. I uroj të mos ketë më dëmtime dhe ta vazhdojë me sukses karrierën e tij me Anorthosis Famagusta. Ndihem mirë që kam këta miq ne këtu në Qipro.
A mund të më thoni disa nga momentet më të bukura që mbani mend me kombëtaren?
Si fillim dua të them që çdo takim me kombëtaren për mua është një moment mjaft I bukur. Edhe kur fitojmë edhe kur humbasim është I bukur, sepse mban mbi përfaqësimin e kombit tënd, dhe kjo për mua do të thotë shumë. Unë kam shumë momente që më kujtohen si të bukura. Mund te flas për fitoren me Greqinë ka qenë një nga çastet më të bukura të jetës sime. Ishte një fitore që jo vetëm unë dhe lojtarët e kombëtares do ta kujtojnë, por çdo shqiptar besoj e kujton me shumë emocione. Dua të kujtoj edhe fitoren me Irlandën ne Zvicër. Në atë kohë unë isha në fillimet e karrierës sime si futbollist me kombëtaren dhe e ruaj gjatë në kujtesë atë fitore. Barazimi ne Oslo me përfaqësuesen Norvegjeze 2 me 2 është një tjetër moment I bukur për mua. Këto janë disa momente që ja vlen ti kujtosh, por dua të përsëris që me kombëtaren çdo gjë është e veçantë.
Kush mendoni se mund te zëvendësojë Altin Haxhin në kombëtare pas gjithë këtyre afrimeve të të rinjve në ekip?
Unë kam një filozofi timen qe çdo futbollist është ii zëvendësueshëm, pavarësisht kush është ku luan, dhe çfarë karriere ka ai. Unë dua të them që çdo futbollist që do të fitojë besimin e trajnerit të kombëtares për të luajtur në krahun e majtë do të zëvendësojë Altinin dhe çdo futbollist tjetër në kombëtare. Çdo i ri që afrohet ne ekip afrohet të jetë një pasues i denjë kështu që kush do të ketë fatin të jetë në vendin tim do ti thosha që është shumë i privilegjuar jo se zëvendësoi Altinin, por se po luan me Kombëtaren Shqiptare. Unë e ndjek ekipin kombëtar dhe I kam parë të gjithë të rinjtë që janë afruar. Mund të them me bindje që janë shumë të mirë dhe premtojnë shumë për të ardhmen. Më bëhet qejfi për ta sidomos kur shoh që disa prej tyre luajnë edhe në Europë me skuadra mjaft të mira.
A mund të zbulojmë se kush është shoku më i mirë për Haxhin brenda ekipit kombëtar?
Nuk dua të them shok se nuk është një janë shumë prej tyre . Për mua të gjithë janë shokë, megjithatë marrëdhëniet më të mira I kam pasur me Alban Bushin po flas për ata që nuk janë më në kombëtare, dhe për ata që janë ta siguroj që janë shume. Kam shumë marrëdhënie të mira me Skelën, Lalën, Canën, me Beqajn, dhe Duron, mund te them me ata që kam pasur më tepër mundësi për të luajtur. Tani Kombëtarja ka dhe emra të rinj, dhe jo me të gjithë kam miqësi. Sigurisht janë të gjithë shokët e mi por këta që përmenda për mua janë më të veçantë.
Përveç futbollit edhe jeta juaj private mund të themi është një sukses më vete. ǒmund të na thoni për aventurën tuaj me jaht me familjen?
Në fakt nuk më pëlqen të flas shumë për jetën time private, por mund t’iu them që ka qenë një udhëtim I bukur dhe një surprizë që unë desha ti bëj familjes sime. Çdo gjë në jetë ka vendin e vet, dhe unë ndonjëherë përpiqem që ta shmang futbollin për t’iu përkushtuar më tepër familjes. Futbollin e dua por familjen e dashuroj. Këto janë dy dhuratat më të çmuara për mua që më janë dhënë në jetë. Sa për udhëtimin me jaht ishte një udhëtim që kishte brenda njerëzit më të dashur që më rrethojnë kështu do të doja ta përkufizoja.
NËNTË SKUADRAT E HAXHIT
Bluzën e nëntë skuadra ka veshur Altin Haxhi, qysh kur filloi karrierën ë tij si futbollist në vendin e lindjes, Gjirokastrës, pranë ekipit të Luftëtarit. Më pas mbrojtësi kuqezi ka luajtur në Greqi me ekipe të ligës së parë dhe asaj të dytë si Panachaiki, Iraklis i Selanikut dhe Apollon Kallamaria. Karriera e Haxhit vazhdon me tej në kampionatin bullgar me ekipe si Liteks Lovech, dhe CSKA e Sofias. Në kampionatin qipriot 34 vjeçari ka luajtur si fillim me skuadrën e Anorthosis Famagusta, ku gjendet aktualisht, gardiani i portës kuqezi Arjan Beqaj, si dhe së fundmi me Apoel Nikosia. Aventura e shqiptarit me këtë skuadër ka qenë mjaft e mirë. Haxhi debuton me ekipin qipriot në kompeticionin më të rëndësishëm europian të futbollit, Liga e Kampioneve.
Haxhi për...
...Kombëtaren
“Është diçka e mrekullueshme për mua pasi unë jam në fund të karrierës sime si futbollist. Unë e dëshiroja shumë rikthimin që të mbyll gjithçka me ekipin kombëtar dhe në këto moment ta ndihmoj me çfarë kam mundësi”
... Suedinë
“Kjo ndeshje me Suedinë është mjaft e fortë, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën me ekipin kombëtar, madje të bëjmë maksimumin të marrim edhe një rezultat pozitiv. Çdo futbollist kur futet në fushë ka parasysh dy gjëra edhe fitoren edhe humbjen.”
... Ligën e Kampioneve
“Përballë yjeve të Çelsit kisha shumë emocione, pavarësisht se kam luajtur edhe më parë, kundër shumë yjeve te futbollit europian. Ndihesha i pushtuar nga emocionet se nuk është e thjeshtë të luash përballë Balak, Drogba apo Deko”
...Shokët
“Klodian Duron e kam pak larg, por marrëdhënia ime me të është e shkëlqyer. Me Foto Strakoshën jam çdo ditë pranë tij. Drekat darkat dhe kafet shpesh I ndaj me ta. Më bëhet qejfi që Arjani u kthye në fushë. I uroj të mos ketë më dëmtime”
“Fitorja me Greqinë, çasti më i bukur”
“Çdo takim me kombëtaren për mua është një moment mjaft I bukur. Edhe kur fitojmë edhe kur humbasim është I bukur, sepse mban mbi përfaqësimin e kombit tënd, dhe kjo për mua do të thotë shumë. Unë kam shumë momente që më kujtohen si të bukura. Fitorja me Greqinë ka qenë një nga çastet më të bukura të jetës sime. Ishte një fitore që jo vetëm unë dhe lojtarët e kombëtares do ta kujtojnë, por çdo shqiptar besoj e kujton me shumë emocione”, - tha Haxhi. Shqipëria fitoi 2-1 me Greqinë, pikërisht në ndeshjen e parë të helenëve si kampionë në fuqi të Europës, trofe i fituar në Euro 2004 të zhvilluar në Portugali. Golat për Shqipërinë u realizuan nga Edvin Murati dhe Adrian Aliaj.
“Më mungon miku im, Loku”
“Për mua të gjithë janë shokë, megjithatë marrëdhëniet më të mira i kam pasur me Alban Bushin, apo ‘Lokun’ siç e thërrasim ne miqtë e tij. Kam shumë marrëdhënie të mira me Skelën, Lalën, Canën, me Beqajn, dhe Duron, mund te them me ata që kam pasur më tepër mundësi për të luajtur”, - tha Haxhi.
5 Tetor 2009