Bashkëpunimi me PD-në, Neritan Ceka emërohet këshilltar i Berishës
Kreu i qeverisë fton Cekën në kabinetin e ngushtë të këshilltarëve. Në zgjedhjet e qershorit, kryetari i PAD-së u fut në koalicion me PD-në
Eljona Ballhysa
Neritan Ceka është emëruar këshilltar i kryeministrit Berisha. Emri i tij i është shtuar listës së gjatë të këshilltarëve dhe ndihmësve të kryeministrit, që janë pjesë e kabinetit të tij të ngushtë. Megjithëse nuk është përcaktuar ende roli që do të ketë Ceka, sipas burimeve, mësohet se ai do të këshillojë kryeministrin Berisha në lidhje me çështjet kulturore, monumentale, si dhe me zhvillimin e turizmit në zonat me interes arkeologjik apo historik. Pra, roli i tij pritet të lidhet drejtpërsëdrejti me profesionin që ka, të cilin nuk e ka lënë pas dore edhe pse është marrë prej vitesh me politikë aktive. Mësohet se ky është posti që Berisha i ka dhënë kreut të Partisë Aleanca Demokratike si pasojë e bashkëpunimit në zgjedhjet parlamentare.
Bashkëpunimi
Kreu i PAD-së, Ceka, u fut në zgjedhjet e qershorit në koalicion me PD-në e Berishës dhe megjithëse nuk arriti të fitonte asnjë mandat deputeti, PAD-ja, me numrin e votave të fituara, ka ndihmuar partinë e parë të koalicionit, që është PD-ja. Për këtë kontribut kreu i PD-së ka vendosur ta shpërblejë duke e emëruar këshilltar të tijin. Pritet që kjo parti të ndjekë në zgjedhjet e ardhshme gjurmët e PDR-së së Pollos. Vetë kreu i PAD-së e ka njoftuar shkrirjen e mundshme të PAD-së me Partinë Demokratike në rast se nuk do të ketë ndryshim të Kodit Zgjedhor. Përveç Cekës, Berisha ka emëruar edhe dy këshilltarë të rinj të kabinetin e tij, që janë Njazi Kosovrasti dhe Mirela Tabaku. Më parë Kosovrasti dhe Tabaku kanë mbajtur postin e këshilltarëve të ish-zëvendëskryeministrit Pollo. Duket se posti i ministrit të shtetit nuk i krijon shumë hapësira Pollos që të vazhdojë të mbajë një kabinet posaçërisht për të.
Hapësirat
Megjithatë, kabineti i Berishës vazhdon të ketë ende poste të lira. Kjo për shkak se disa nga këshilltarët e kryeministrit janë zgjedhur deputetë dhe kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit. Përveç këshilltarëve, kryeministri Berisha duhet të zgjedhë edhe drejtorin e ri të Kabinetit, post ky që përgjatë katër viteve të kaluara është mbajtur nga një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, aktualisht deputet i kësaj partie, Arben Imami. Berisha gjithashtu duhet të plotësojë edhe vendet e mbetura bosh në kabinetin e tij, jo vetëm prej anëtarëve që janë zgjedhur deputetë, por edhe për shkak të largimeve dhe dorëheqjeve që janë dhënë përgjatë muajve të fundit. Burimet bëjnë të ditur se kabineti i kryeministrit ka disa muaj që nuk ka drejtor për Marrëdhëniet Publike, që pas dorëheqjes së Grid Rrojit, që e mbajti i fundit këtë post. Burimet bëjnë të ditur se ky është një tjetër post i rëndësishëm që duhet të plotësohet së pari nga kreu i qeverisë. Në kabinetin e tij Berisha duhet të plotësojë postin e lënë bosh nga këshilltari për çështjet ekonomike, Selami Xhepa, i cili aktualisht është deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Një tjetër emër i rëndësishëm është ai i Myqerem Tafajt, i cili ka mbajtur fillimisht postin e sekretarit të Përgjithshëm të kabinetit kryeministror. Më pas Tafaj u largua nga ky post duke u zëvendësuar nga Gjergj Lezhja, i cili vazhdon të mbajë aktualisht postin e sekretarit të Përgjithshëm të kabinetit këshillimor të Berishës. Ndërsa Tafaj ka mbajtur postin e këshilltarit për arsimin. Ai ka qenë një ndër hartuesit e reformës arsimore në Shqipëri, e cila përgjatë katër viteve të kaluara solli ndryshime të mëdha. Reforma më e madhe është ajo e heqjes së konkurseve për futjen në universitetet e vendit dhe vendosja e Maturës Shtetërore që synon futjen e sa më shumë maturantëve në universitetet e vendit, duke synuar shpërndarjen e tyre dhe duke shmangur përqendrimin në Tiranë.
Pritet që Berisha të emërojë një tjetër këshilltar për arsimin, ndërkohë që Tafaj tashmë drejton dikasterin e Ministrisë së Arsimit. Një tjetër këshilltar që lë kabinetin e Berishës dhe zë një karrige në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është Fatbardh Kadilli, i cili përgjatë katër viteve të kaluara ka mbajtur postin e këshilltarit për antikorrupsionin. Lufta kundër korrupsionit ishte një ndër prioritetet e qeverisë “Berisha” të katër viteve të kaluara, e cila është cilësuar nga Berisha si një luftë e suksesshme.
Këshilltarët e kryeministrit
Juela Meçani - zëdhënëse e kryeministrit
Avenir Peka - këshilltar për rendin dhe sigurinë
Admir Drago - këshilltar për çështje ligjore
Endirë Bushati - këshilltar për çështje ligjore
Kujtim Xhani - shef i protokollit
Flamur Kuçi - këshilltar për çështje të territorit dhe pronave
Glori Husi - këshilltar për integrimin euroatlantik
As. prof dr. Petraq Milo - këshilltar për ekonominë
Pjerin Marku - këshilltar për shoqërinë e informacionit
As. prof dr. Suzana Guxholli - këshilltare për ekonominë
Valdete Vorpsi - këshilltare për bujqësinë dhe agroindustrinë
Ylli Asllani - këshilltar për pushtetin vendor
Dr. ing. Enkelejda Gjinali - këshilltare për çështjet e ujit
Neritan Ceka - këshilltar
Mirela Tabaku - këshilltare
Njazi Kosovrasti - këshilltar
Edlira Hyka (Sejdo) - ndihmëse e kryeministrit
Edvin Kulluri - ndihmës i kryeministrit
5 Tetor 2009