Inva Mula dhe Pirro Çako të hënën duhet të vendosin mbi kujdestarinë e të birit
Gjykata i ka paralajmëruar: nëse nuk bien dakord, do të jetë ajo që do të vendosë. Ecuria e procesit nga muaji prill, kur u depozitua padia, deri në ditët e sotme
Laureta Rryçi
Çiftit të njohur, Inva Mula dhe Pirro Çako, i mbaron të hënën afati për të vendosur mbi kujdestarinë e të birit. Gjykata e Tiranës i dha më shumë se dy javë kohë çiftit që është në prag të divorcit për të rënë në kompromis se me kë do të qëndrojë djali i vetëm i tyre në këto vite martese. Burime pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës pohuan dje se ditën e hënë seanca është përcaktuar në orën 14:00. Në këtë seancë, nëse Mula dhe Çako nuk kanë rënë dakord në lidhje me këtë çështje, atëherë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë. Sopranoja e njohur, Inva Mula, prej vitesh jeton në Paris, ndërsa kantautori, po aq i njohur, Pirro Çako, prej disa viteve ka vendosur të jetojë në kryeqytetin shqiptar. Djali i tyre aktualisht qëndron me të ëmën në Paris, ku vazhdon dhe studimet. Përballë kësaj situate duket se edhe vendimi që do të marrë çifti do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e tanishme të fëmijës.
Afati
Ftohja mes çiftit të njohur tashmë është bërë dhe publike. Inva Mula është paraqitur në zyrën e gjyqtares Elona Gjoka, që po shqyrton çështjen, vetëm për pak çaste, duke e konfirmuar vetë kërkesën e saj për divorc. Nga ana tjetër, në asnjë seancë të vetme nuk është paraqitur Pirro Çako. Të dyja palët kanë zgjedhur avokatët për të transmetuar mesazhet mes njëri-tjetrit, të cilat duket se shpeshherë nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Çifti Mula dhe Çako kanë pasur 20 ditë afat për të rënë dakord për kujdestarinë e fëmijës. Inva Mula dhe Pirro Çako, edhe pse nuk arritën të gjenin një marrëveshje për martesën e tyre, tani u duhet të bëjnë një marrëveshje se me kë do të qëndrojë djali. Disa seanca më parë, Inva Mula, nëpërmjet avokatit të saj, iu përgjigj pyetjeve të Pirro Çakos, pyetje këto që janë bërë nëpërmjet avokatëve në sallën e gjyqit. Inva Mula mësohet se nuk ka dashur të zgjatet në detaje. “Unë jam një nënë e mirë dhe kam ditur të kujdesem gjithmonë për tim bir”. Këto kanë qenë fjalët e sopranos së njohur, fjalë që janë lexuar nga avokati i saj për palët që kanë qenë prezente në procesin e zhvilluar pak kohë më parë.
Divorci
Çifti i njohur prej vitesh jetonte larg njëri-tjetrit. Në prill të këtij viti ka qenë sopranoja që ka marrë nismën ligjore që kjo ndarje tashmë të kthehej në një divorc zyrtar mes tyre. Për Inva Mulën divorci ishte e vetmja zgjidhje e mundshme e momentit për shkak se ata kishin vite që jetonin në largësi. Ajo me të birin jetonin në shtëpinë e tyre në Paris, ndërsa Pirro në kryeqytetin shqiptar dhe ishte i angazhuar me karrierën e tij artistike. Kjo arsye nuk është pranuar nga kantautori si e vlefshme për të kërkuar divorcin. Ai, nëpërmjet avokatit, i ka kërkuar që të tregojë arsyet e vërteta që ajo po kërkon divorcin. Aktualisht procesi ka mbërritur në fazën e kujdestarisë së fëmijës, vendim që do të jepet në seancat e radhës në Gjykatën e Faktit.
Atentat në mes të Shkodrës, plagoset 40-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin verior të Shkodrës gjatë orëve të natës të së premtes, kur një 40-vjeçar, banor i këtij qyteti ka mbetur i plagosur rëndë pas goditjes me armë zjarri sapo doli nga mjediset e një lokali. Sipas të dhënave policore, i plagosuri quhet Artan Lame, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Luan Kalo, 30 vjeç, i cili është arrestuar pak minuta më vonë. Nga hetimet paraprake ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Autori i krimit u largua menjëherë pasi qëlloi me armë mbi 40-vjeçarin, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi ka përfunduar menjëherë në prangat e policisë. Aktualisht, i plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital, ku i është bërë ndërhyrje kirurgjikale në pjesën e gjoksit dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.
5 Tetor 2009