E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Haxhi: “Hyka është më i mirë se Nini”

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Albania-sport - Altin Haxhi, një nga lojtarët më të mirë në kampionatin grek, ka dhënë konsideratat e tij për vlerat e talentit shqiptar Jahmir Hyka, i cili sapo nënshkroi për Olimpiakos. "Hyka eshte me i mire se Nini" . Deklarata e lojtarit shqiptar të Ergotelis është bërë pikërisht në gazetën sportive "Protathliti" që njihet rëndom në Greqi, si gazeta e klubit më të madh grek, Olimpiakosit, rivales së përjetshme të klubit të "tërfilave", Panathinaikos. "Flasim sigurisht për një djalosh të ri, të talentuar, por që i duhet mjaft pune akoma, që të jetë i aftë të aktivizohet me një skuadër të madhe sic është Olimpiakosi. Është përmisuar shumë këto kohët e fundit. Përshembull është përmisuar shumë përsa i përket forcës. E sigurtë është se behet fjale për një të ri me shumë talent, punëtor dhe fjalëpak. Është shumë i aftë kur luan me topin, di ta mbajë e mos ta humbasë, dhe kur të vendosë të dalë në sulm, e bën me shumë siguri dhe lehtësi. Ditët e fundit kisha kohë ta shikoja sepse u stërvitëm bashkë për miqësoren që kombetarja jonë zhvilloi (kundër Maqedonisë), jam i sigurtë që po të vazhdojë të punojë kështu do të ketë një të ardhme të madhe tek Olimpiakosi, sepse sic dihet për të bërë karrierë dikush tek kjo skuadër duhet të ketë gjithcka", kështu shprehet Altin Haxhi, për gazetën grëke, e cila i kërkoi vlerësimin e tij më lidhje me të riun e talentuar Jahmir Hyka, lojtar i cili ka firmosur një kontratë 5-vjecare me kampionen e Greqisë, Olimpiakos. Lojtari me eksperience qe aktivizohet per ngjyrat e Ergotelisit u ndërrua pikërisht nga Hyka në miqësoren që Shqiperia zhvilloi kundër Maqedonisë. Altin Haxhi nuk ngurroi ta përngjante 18-vjecarin Hyka, me Kastigio, sulmuesin e Olympikosit dhe kombëtares së Meksikës. Ne vazhdim Haxhi tha se Hyka i ngjan shume Kastigios, dhe tha se është më i mirë se Sotir Nini i Panathianikos dhe se i ka të gjitha mundësitë të bëhet edhe shumë më i mirë akoma. "Kjo nuk do të thotë së është gati, por i duhet kohe qe të piqet si lojtar", përfundoi Haxhi për gazetën sportive greke "Protathliti".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›