Hyka: “Ninin e njoh vetem nga televizioni, por eshte nje talent”

EKSKLUZIVE - Jahmir Hyka, një nga talentet më të mëdha të pesë viteve të fundit, i porsa njohur me deklaratën e lojtarit të Kombëtares shqiptare dhe Ergotelisit në Superligën greke, Altin Haxhi për gazetën greke "gazetën sportive "Protathliti" që njihet rëndom në Greqi, si gazeta e klubit më të madh grek, Olimpiakosit, bëri këtë koment për faqen albania-sport.com: "Sigurisht që ndihem shumë i lumtur nga kjo deklaratë. Altin Haxhi është një nga lojtarët më me emër në Kombëtaren dhe në Shqipëri. Kur ai flet kaq mirë për mua, do të thotë se jam paraqitur mirë. Sigurisht që më duhet shumë punë akoma që të rrisë nivelin tim". I pyetur nga albania-sport, se a kishte kontakte fizike me Sotir Nini, talentin shqiptar që tashmë ka marrë nështetësinë greke, Jahmir Hyka u shpreh: " Sotir Ninin e kam ndjekur nga televizioni, është talent dhe ka cilësi shumë të mira në krahë dhe është shumë i shpejtë dhe punëtor i madh në mesfushë". Jahmiri tregon se drejtuesit e klubit të Olimpiakos e pritën me shumë mirë. "Më përgëzuan për aktivizimin tim te parë me Kombëtaren shqiptare. Tani jam akomoduar shumë mirë dhe e kam mendjen vetëm te stërvitja".
Hyka shprehet se ishte i lumtur nga aktivizimi i tij me përfaqësuesen në ndeshjen kundër Maqedonisë (0-1)në Shkodër. "Ishte ndeshja e parë për mua. Për mua ishte një endër, e cila u realizua shumë shpejt. Që fëmijë kam ëndërraur për të veshur fanelën e Kombëtares dhe tani jamë pjesë e saj. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të jap sa më shumë për Kombëtaren. Vlerësimi i Baric? Besoj se ka mbetur i kënaqur nga paraqitja ime. Në ato pak fjalë që më adresoi më këshilloi të vazhdoja të përgatitesha me intesitet në stërvitje dhe të ruaja të njëjtin nivel". Hyka nuk i llogarit fare minutat e pakta që Baric i dha në ndeshjen kundër Maqedonisë. "Nuk ka fare rëndësi se sa minuta luajta, për mua e rëndësishme ishte që të debutoja. Nuk doja më shumë, dhe falë zotit dhe allahut ajo dëshirë m'u plotësua. Por, ajo që dua të shtoj, është edhe një bast i fituar me familjen time, sidomos me babain tim, që edhe pse kishte shpresuar se një ditë do të luaja me Kombëtaren, e tejkaloi masën e gëzimit", përfundoi për albania-sport.com Jahmir Hyka, ish-mesfushori i Dinamos dhe Rozenborgut (Norvegji) dhe tashmë një nga xhevairët e Olimpiakos (Greqi) dhe Kombëtares shqiptare.