Altin Haxhi, mbi një muaj jashtë fushave
Tërheqja muskulore që pësoi në ndeshjen me Suedinë duket se i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit Altin Haxhi. 34-vjeçari u zëvendësua vetëm pas 20 minutave lojë në humbjen 4-1 që Shqipëria humbi në Solna, e cila shënoi edhe rikthimin e tij me kuqezinjtë, pas dy vjetëve mungesë. Gjirokastriti, i cili ishte i dëmtuar përpara ndeshjes, tashmë rrezikon të qëndrojë deri në një muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës. Ky ishte afati i përcaktuar nga stafi mjekësor i Kombëtares, ndërsa lojtari do t‘u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore në klubin e Apoel Nikosias. Haxhi është në dyshim serioz për sfidën e radhës në Champions, kur më datë 21 qipriotët ndeshen me Porton. Gjasat janë që ai të jetë plotësisht i gatshëm vetëm në takimin e fundit të Grupit D në aktivitetin më prestigjioz për klube kundër Çelsit, më 8 dhjetor.
e. k.
e. k.