Cana, lidhje me një ish-aktore të filmave porno?
Një sondazh i bërë nga revista lokale "Myfreesport" dhe i publikuar dje në sajtin e njohur francez "football.fr", ka zbuluar lidhjen mes mesfushorit të kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe këngëtares së njohur franceze Clara Morgane. Në një shkrim me titullin "Ja përse Cana del me Clara Morgane", "football.fr" konfirmon zgjedhjen e Canës si futbollistin më seksi të kampionatit francez, duke lënë pas lojtarin e Bordosë Joan Gurkuf dhe atë të Lilës Tulio De Melo. Më tej, shkruhet se "disa muaj më parë qarkulluan informacione se kapiteni shqiptar i Marsejës dilte me Clara Morgane, këngëtaren". "Zgjedhja e Canës si futbollisti më tërheqës në Francë, bën që kjo lidhje të jetë mëse e kuptueshme", bën të ditur "football.fr". Në fakt, në një shkrim të datës 14 maj të këtij viti, sajti i "sofoot.com", flet për një lidhje të tillë. "Jeta e Lorik Canës është perfekte", është titulli i shkrimit, ku thuhet se "kapiteni i Marsejës shkon deri në kufijtë e një jete të çmendur, pasi ka edhe një lidhje me Clara Morgane, ish-aktoren e filmave prongrafikë". Më pas, Morgane është bërë këngëtare dhe prezantuese e njohur, përveçse gëzon famën si një nga femrat më seksi në gjithë Francën. Lidhja mes të dyve ende nuk është vërtetuar, pasi mungon një foto që t'i ketë kapur së bashku, megjithatë zërat se ata të dy dalin bashkë, tashmë janë edhe pjesë e shtypit francez.
Këngëtarja
Po kush është femra seksi për të cilën shtypi francez shkruan se del me Lorik Canën? Clare Morgane, emri i vërtetë i së cilës është Emanuele Aurelie Munos, ka lindur më 25 janar në Marsejë dhe për momentin është këngëtare dhe prezantuese e njohur në Francë. Në moshën 19 vjeçare, gjatë një shfaqje erotike në Paris, ajo zbuloi "talentin" për kinemanë porno. Clara doli në një seri filmash me pullë të kuqe, por vetëm me një partner, Greg Centauro, i cili ishte i dashuri i saj prej vitit 1997. Pas ndarjes me të, Morgane xhiroi një tjetër film porno, këtë herë me aktorin Ian Scott, në filmin "La Cambrioleuse". Nga shtatori i vitit 2001 deri në gusht 2008, ajo u bë pjesë e televizionit me pagesë "Canal+", teksa njëkohësisht shkruante këshilla për seksin në disa revista franceze për adoleshentë dhe të rritur. Clara Morgane ka krijuar edhe linjën e saj të të brendshmeve, me markën "Clara M.", e bazuar në 7 mëkatet fillestare të njeriut.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)