Altin Lala: Në gusht kthehem në fushë
Altin Lala qëndron në “bokse” prej më tepër se katër muajsh. Në muajin prill mesfushori shqiptar i Hanoverit iu nënshtrua një operacioni në ligamentin e gjurit të majtë, ndërsa për ta parë sërish në fushat e stërvitjes do të duhet ende edhe pak kohë. Të shtunën, skuadra e Bundesligës gjermane nis përgatitjet për sezonin e ri, por Lala nuk do të paraqitet. Trajneri Mirko Slomka tha: “Altini nuk është gati të stërvitet në fushë. Ai po vazhdon programin e rehabilitimit me trajnerin personal”. 34-vjeçari po paguan nga xhepi i tij fizioterapistin Niko Mucopapa, me të cilin punon prej afro gjysmë viti. Kapiteni i Kombëtares shqiptare deklaroi: “Deri më tani gjithçka ka ecur mirë. Shpresoj që në gusht të kthehem të punoj me topin. Duhet të tregohem i kujdesshëm dhe të stërvitem me grupin, vetëm pasi të jem rikuperuar plotësisht”.
#