E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani në 11-shen e yjeve pa skuadër

Seria A

Në edicionin e djeshëm të “Gazzetta dello Sport” është shfaqur një formacion imagjinar, i përbërë nga 11 lojtarët e Serisë A, të cilët aktualisht janë në kërkim të një skuadre, pasi kontratat e tyre kanë skaduar. Në këtë 11-she të formuluar nga ana e gazetës së njohur sportive italiane, figuron edhe emri i sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani, i cili tashmë e ka mbyllur thuajse përfundimisht marrëdhënien e tij me Kievon. Në portë gjejmë atë që deri disa vite më parë ishte titullari i Kombëtares së Brazilit, Nelson Dida. Mbrojtje e plakur, por sigurisht me eksperiencë me Angelo në të djathtë, Panuçi e Favali në qendër dhe Maks Toneto. Mesfushë interesante e përbërë nga Apiah, Baronio e Gobi, të larguar nga Fiorentina pas 4 vitesh. Sulm me tre lojtarë shumë cilësorë si Hulio Kruz në qendër, i mbështetur nga braziliani Adailton dhe shqiptari Bogdani.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›