Shqipëria ngjit tetë vende, e 71-a në FIFA
Riformatimi i renditjes së përmuajshme të FIFA-s menjëherë pas mbylljes së Botërorit 2010 të Afrikës së Jugut ka sjellë disa surpriza. Një ndër më të këndshmet e futbollin shqiptar dhe sportdashësit e tij katapultimi 8 vende më lart Kombëtares kuqezi në krahasim me renditjen e muajit të kaluar në ranglistën botërore të përfaqësueseve. Shqipëria tashmë pozicionohet e 71-a. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri kroat, Josip Kuzhe, ka 445 pikë pas dy fitoreve në ndeshjet miqësore me Malin e Zi (1-0) e Andorrën (1-0) dhe ndodhet 14 vende larg Bosnjë-Hercegovinës, e 57-a. Kuqezinjtë lënë pas Bjellorusinë (77) dhe Luksemburgun (116). Nga kundërshtarët e tjerë të grupit tonë eliminator për Kampionatin Europian të vitit 2012, Franca ndodhet në vendin e 21, ndërsa Rumania në vendin e 42.
#