Beqaj, me temperaturë, por i gatshëm kundër Sllovenisë

Albania-sport - Arjan Beqaj nuk mundi të luante sot në testin në testin e fituar 6-0 Kombëtarja A me ekipin modest të Olimpikut. Portieri i parë i Kombëtares ishte me temperaturë dhe nuk u përfshi nga trajneri Kovacic. Në pjesën e parë për formacionin e parë luajti Isli Hidi (Tirana) ndërsa në të dytën, portieri i porsathirur, Enea Koliqi (Iraklis).
Gjithsesi burime nga stafi mjekësor i Kombëtares thanë se gjendja e portierit të Anorthosis Famagusta tashmë është përmirësuar dhe se Beqaj do të mbrojë portën në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë.