E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alfred Bode çon 16-vjeçarin Shabani në Norvegji

Nga Kumanova, Rijad MURATI
Me ftesë të kryesisë së skuadrës norvegjeze Lyn, të dielën drejt Norvegjisë, janë nisur talenti i futbollit të Bashkimit, Bunjamin Shabani, pastaj pronari i klubit Lutfi Hyda dhe menaxheri me licencë angleze, Alfred Bode nga Shqipëria. "Në Norvegji ata do të qëndrojnë deri më 11 shkurt, kur edhe pritet të që skuadra norvegjeze ta përvetësoj talentin kumanovarë. Bunjamini duhet të mbetët të Lyni, sepse ai është i ftuar special nga kryesia e kësaj skuadre norvegjeze", është shprehur, sekretari i KF Bashkimi, Shenxhan Jusufi, duke shtuar se talenti i Bunjamin Shabanit, drejtuesve të Lynit, u kishte ra në sy gjatë një turneu, i cili është zhvilluar në Norvegji, vitin e kaluar. "Vitin e kaluar Bunjamin Shabani, me skuadrën ‘Skupi' nga Shkupi mori pjesë në një turne, i cili u mbajt në Norvegji. Kjo skuadër arriti në finale të mposhtë një ekip brazilian, dhe në këtë ndeshje Bunjamini ishte shënues i dyfishtë. Në këtë turne ai shënoi 19 gola dhe u shpall golashënuesi i turneut", thotë më tutje Jusufi. Ndryshe, Bunjamin Shabani (16 vjec) është nga Orizarja e Komunës së Likovës, ndërsa vite me radhë po luan me sukses për ekipin e të rinjve të Bashkimit, të cilët ishin shumë të suksesshëm edhe në "Junior Cup". Burimet e "Albania-sport"pohuan se disa menaxher e kanë përcjell lojën e Bunjamin Shabanit dhe ata kanë qenë të interesuar për ta transferuar në Liverpul. Ndryshe, vëmendja e menaxherit shqiptar, Alfred Bode, është e përqendruar edhe te dy lojtarët e ri të Bashkimit, Samir Shabani dhe Armend Alimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›