Altin Lala, një kampion polivalent në Gjermani

Bledar KUKA
Një kampion në futboll dhe një kampion në kalërim. Altin Lala mund t'i bëjë të dyja, ashtu si edhe të marrë pjesë në aksione bamirësie për fëmijët apo të jetë mik me anëtarët e grupit të madh gjerman të rokut, "Skorpions". Në fillim të nëntorit, në Hanover u zhvillua "Cmimi i Madh" i qytetit në kalërim, ku ishte vënë shpërblimi prej 50 000 eurosh dhe vrapimi do të ishte në distancë 1500 metra. Lala mori pjesë në një garë të vecantë, organizuar për njerëzit e njohur publikë (prominentë), mes të cilëve ishte edhe presidenti i tij pra i Hanoverit, Martin Kind, Julia Baum, modelja dhe Missi i dytë i Gjermanisë Kati Shtajner, trajneri i galopimit me kuaj Peter Shirger etj. Ndër futbollistët profesionistë ishin edhe Frank Farenhorst dhe Rihard Golc e, pas garës u ndalën gjatë duke dhënë autografe dhe duke bërë foto. Gara përbëhej nga dy kalërime prej 400 metrash secili Altin Lala arriti të bëhej fitues, ashtu si edhe Julia Baum, ndonëse kuajt e tyre "Poni" patën probleme në mënyrën e kalërimit. Suksesi i shqiptarit u arrit në hipodromin e mbushur me 10 200 tifozë, ndërsa mesfushori hanoveran u kënaq shumë gjatë garës, duke e treguar edhe me buzëqeshje. "Jam i bindur që Altini do të fitojë", - tha para garës, trajneri i tij i futbollit, Diter Hekingu. E bukura ishte se Lala do të garonte kundër bosit të tij, pra presidentit të Hanoverit, Kind dhe Hekingu parashikoi: "Jam i bindur, sidoqoftë, se bosin e tij, Altini do ta lerë prapa, madje jam gati të vë bast për këtë". Gazeta gjermane "Aler Cajtung" shkruante: "Trajneri e dinte se cfarë lojtari kishte në ekip. Gjatë garës, Altini u soll njëlloj si në fushë, agresiv, i fortë dhe plot energji, madje temperamenti i tij iu transmetua edhe kalit të tij, poni", që jo rastësisht quherj "Flaka". Gazeta shkruan se Lala pati shumë tifozë dhe ata, të mëdhenj e të vegjël, u mërzitën shumë që Altini u dënua me kartonin e kuq, sepse në një garë ecjeje me trok ai e kaloi kalin në galop, gjë e ndaluar. "Për fat të keq, lojtari e meritonte ndëshkimin, - ishte përfundimi i Aler Cajtungut", - këtë u detyrua ta thoshte presidenti i Shoqatës së Kalërimit të Hanoverit, Gregori Baum".
Altini: "Stërvitem mirë, ndaj edhe luaj"
-Mirëdita Altin, ju gjithnjë do të njiheni si një lojtar luftarak. Deri në ndeshjen e fundit, mesfusha e rolit mbrojtës përbëhej nga Balic dhe Shulc, por ndaj Borusias së Dortmundit ju treguat një lojtë sensacionale, pra që ju jeni 100 për qind i zoti kur ekipi ka nevojë për ju. A do të habiteni nëse do të ktheheni në stol, nëse Hano (Balic) do të jetë gati sërish?
"Jo, sigurisht që jo. Unë e pres një gjë të tillë. Unë stërvitem mirë dhe gjithnjë dua që të luaj, por janë gjithsej 25 lojtarë që duan të luajnë. Jam këtu prej shumë vitesh dhe thuajse gjithnjë kam luajtur. Pra, unë do të vazhdoj të luaj. Është shumë e rëndësishme, në llogari të fundit, që unë të jem në formë të mirë, i stërvitur mirë dhe të paraqitem po ashtu mirë. Cdo gjë tjetër vjen automatikisht".
-Si e gjykoni paraqitjen tuaj ndaj BVB-së (Dortmundit)? Po aq të mirë sa thonë të gjithë?
"Pozitive, para së gjithash, është që ne fituam dhe kjo është shumë e bukur. Së dyti, ne zhvilluam një garë që i kënaqi tifozët, besoj se ata janë të lumtur. Sa për veten time, unë punova mirë dhe i vura kundërshtarët në presion, ashtu sic ishte parashikuar. Për mua ishte edhe më e lehtë që të fitoja dy beteja".
-Vitin e kaluar morët një shuplakë 0-4 në Berlin, por edhe fituat ndaj Hertës 5-0, ndeshje ku ju shënuat golin tuaj të vetëm në 131 ndeshje të Bundesligës. A e mbani mend?
"Po, patjetër. Në ndeshjen që fituam 5-0 ishte goli im i parë në Bundesligë. Ndeshja ishte ndër më të mirat për mua jo thjesht për golin, por sepse fituam thellësisht në shtëpi. Dhe kjo nuk ndodh shpesh në Bundesligë. Goli ishte si një lloj clirimi për mua, sepse kisha qenë edhe herë të tjera para portës, por pa sukses. Tashmë, jam më i qetë, por kjo më bën keq (qesh). Por, pak rëndësi ka 4-0 apo 5-0, rëndësi ka të marrim 3-pikët. Tani njerëzit më pyesin: Kur do ta shënosh golin e dytë, por unë them se unë kënaqem me pak (qesh sërish). Ta lemë të shkuarën, në fundjavë na pret një ndeshje e re".
-96-a është në fluturim. Pas 6 ndeshjesh pa humbje ju po trokisni në derën e Europës. A e keni ëndërr një gjë të tillë? A do të ishte pika më e lartë e karrierës suaj?
"Sigurisht, do të ishte bukur. Por e rëndësishme është të ecim me hapa normalë përpara. Nuk ka kuptim një vit të jemi në kupën UEFA dhe sezonin tjetër të biem në kategorinë e dytë. Sidoqoftë, është vetëm një e treta e sezonit".
-Le të mbetemi në arenën ndërkombëtare. Shqipëria ndodhet në vend të katërt në grupin e saj eleminator, pas Rumanisë, Holandës e Bullgarisë. Cfarë mendoni për ekipin tuaj kombëtar?
"Ndaj Bullgarisë vërtet meritonim të fitonim, por kështu është futbolli. Edhe me Holandën humbëm në kohën shtesë, kemi treguar lojra shumë të mira këtë vit. Personalisht, është shumë e rëndësishme të luaj për vendin tim. Ne takojmë atje, kuptohet, miq të vjetër, familjen dhe shumë bashkatdhetarë. Do të ishte një sukses i madh për vendin tonë të vogël, pas kaq shumë vështirësish, të kualifikoheshim në një turne të madh. Shpresojmë të jemi në vazo më të mirë për eleminatoret e Botërorit 2010. Tani kemi ndeshje në shtëpi ndaj Bjellorusisë dhe pastaj në Rumani".
-Këtë vit, shiriti i kapitenit shkoi te Robert Enke, për të cilin votuat edhe ju. Pas kaq shumë vitesh si kapiten, sërish morët shumë vota…
"Kjo më bën shumë krenar sepse tregon që skuadra ka respekt për mua, edhe pas 5 vitesh si kapiten. Ka qenë një nder i madh për mua që kam pasur shiritin, por vjen një kohë kur mendon se kapiten duhet të jetë dikush tjetër, pavarësisht nëse luan rregullisht apo jo. Robert Enke është lojtar i qëndrueshëm, pjesëtar i kombëtares".
-Jeni pionier i kësaj skuadre, jeni këtu prej 1998-ës. Kontrata juaj mbaron më 2009 dhe a do vazhdoni të luani futboll më tej, kur të jeni 33 vjec?
"Së pari, dua të jem mirë me shëndet. Kjo është themelore. Mendoj se do luaj edhe 2 apo 3 vjet të tjerë, por nuk po bëhem shumë merak për këtë. Kam menduar disa plane të mi privatë gjithashtu".
-Pas kaq vitesh, si mendoni se ka ndryshuar klubi?
"Përparimi i vazhdueshëm i klubit është arritja më e madhe e Martin Kindit. Ai sjell siguri në klub dhe i shikon gjërat në mënyrë realiste. Është vështirë që në futboll të kesh qëndrueshmëri pozitive, ndaj presidenti është celësi në zhvillimin tonë, një celës i madh, jo i cfarëdoshëm".
Përgatiti, nga faqja zyrtare e Hanoverit, Bledar Kuka
9 nëntor 2007