Skënderbeu me 13 lojtarë kundër Kastriotit

Albania Sport- Me vetëm 13 lojtarë u paraqit Skëndërbeu në Lushnjë në humbjen e radhës me Kastriotin (1-0) dhe në ndeshjen e fundit në drejtimin e Faruk Sejdinit, i cili dha zyrtarisht dorëheqjen të mërkurën, menjëherë pas humbjes me Vllazninë (2-3) në Korcë. Një ndeshje shumë e zbehtë në asnjanjësin "Roza Haxhiu", për më tepër e ndjekur nga shumë pak shikues (rreth 100), kur ka pasur vetëm katër-pesë raste nga të dy ekipet dhe një gol të Kastriotit të realizuar nga Shameti (u zëvendësua në pjesën e dytë nga Binogol). Goli i dytë i gjirokastritit rresht dhe i treti në kampionat. Korcarët luajtën në këtë takim pa golashënuesin më të mirë të tyre Ngjela. Kastrioti forcoi pozitat në mbyllje të fazës së parë, tashmë në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Skënderbeu që pësoi humbjen e nëntë, përvecse duhet të mendojë për mbijetesën në Superiligë duhet të kërkojë edhe trajnerin e tretë sezonal. Kastrioti arriti fitoren e 4-t historike me Skëndeëbeun në 8 ndeshje, që nga ana e tij, ka arritur 3 fitore (1 barazim).