E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas penalltisë, sharje në kor për gjyqtarin

Albania Sport- Tifozët lezhjanë protestuan gjatë pas dhënies së penalltisë në favor të Elbasanit nga gjyqtari pogradecar Niko Abeshi pesë minuta përpara përfundimit të takimit në stadiumin "Besëlidhja", 11-metërsh i shndëruar në gol nga kapiteni i verdhebluve Skerdi Bejzade në minutën e 85-të, që vulosi edhe fitoren e miqve nga Elbasani.
Mesa duket presioni i në rritje i ditëve të fundit nga ana e drejtorit teknik të Elbasanit, Artim Kovaci, për ndëshkim të Elbasanit nga ana e gjyqtarëve bëri punën e tij. Sharjet në kor vazhduan me intesitet më të madh pas humbjes së pestë së Besëlidhjes dhe të dytës në shtëpi, pas asaj me Partizanin (1-2) në javën e dytë.

Dy skuadrat e kërkuan vazhdimisht golin, por pa gjetur rrugën e duhur për ta arritur atë. Kur dukej se do të regjistronin barazimin e 9-të midis tyre. Lezhjanëve të cilëve u ishte mohuar edhe një penallti, u ndëshkuan për herë të 19-të nga Elbasani gjatë 37 takimeve të tyre historike. Goli i Bejzades ishte i 40-ti që skuadra verdheblu shënoi në portën e Besëlidhjes

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›