E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, një kryevepër për statistikë

Albania Sport- Ervin Skela shënoi golin e dytë për Kotbusin në limitin e ndeshjes (90'), por që vlejti vetëm për statistikë në humbjen 3-2 me Hansa Rostokun. Skela realizoi direkt nga goditja e lirë dhe topi përfundoi në trekendëshin e majtë të portës. Nga këmbët e Skelës lindi edhe goli i parë i Kotbusit. Në minutën e 59-të Skela ekzekutoi një goditje të lirë, topi nuk u zotërua mirë nga mbrojtja e Rostokut, dhe pasi një rrëmuje në zonë, sfera mbërriti te Da Silva, i cili bëri gjënë më të thjeshtë, ta shtynte topin në rrjetë. Fantazisti i Kombëtares shqiptare është duke përjetuar një formë të shkëlqyer, por Kotbusi vazhdon "mbretërimin" në vendin e fudnit të Bundesligës gjermane. Për t'u vecuar nga kjo ndeshje është Enriko Kern, autori i tre golave për Hansën në këtë takim. Golin e parë për Energi Kotbus e realizoi Da Silva (58'), që solli edhe barazimin e përkohshëm të takimit të mbyllur me fitoren e Hansës.

Eurogoli i Ervin Skeles kunder Hansa Rostokut

KAPLLANI- Karlsruhe e sulmuesit Edmond Kapllani shijoi një humbje të hidhur 4-0 me Verder Bremenin në transfertë, një rezultat që befasoi jo pak kampionët në fuqi të Bundesligës 2. Edhe njëherë tjetër trajneri Beker i besoi sulmuesit të Komëbtares shqiptare duke e hedhur në fushë nga minuta e parë, por e zëvendësoi atë në minutën e 51-të nga Iashvili. Kapllani rrezikoi në minutën e dhjetë kur goditi direkt portën nga një distancë afër zonës së rreptësisë. Kapllani pati edhe rastin më të mirë për të realizuar në pjesën e parë (15'), por sfera edhe kësaj radhe nuk iu bind këmbëve të durrsakut.
LALA – Edhe Hanoveri i Altin Lalës humbi në transfertë me Hertën e Berlinit. Skuadra e tij rezistoi gjatë gjithë takimit dhe u ndëshkua në minutën e 87-të, kur zëvëndesuesi braziliani Andre Lima realizoi golin me vlerë tri pikë pas asistit të dhënë nga Fati. Kapiteni i Kombëtares sonë bëri një paraqitje të kënaqshme dhe luajti 90 minuta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›