Shkumbini, bileta e “lehtë” e gjysmëfinaleve

Albania-sport - Kupa e Shqipërisë të mërkurën, më 28 shkurt, do të zgjidhë dy enigmat e para të gjymëfinalisteve të Grupit 1, ku të paktën nga katër ekipet e këtij grupimi Dinamo, Besa, Shkumbini, Turbina, peqinasit e Faruk Sejdinit, ndihen plotësisht të kualifikuar pas rezultatit të thellë (4-0) të arritur në takimin e parë.
Në Shkumbini-Turbina, skuadrës peqinase kanë mjaftuar vetëm 13 minuta lojë për skuadrën vendase, që të thyejë qëndresën e miqve nga Cërriku dhe është lushnjari Albano Byzhyti ai që kalon Shkumbinin në epërsi me golin e tij të parë të kësaj ndeshjeje. Gjithsesi, ky nuk do të ishte goli i vetëm i pjesës së parë, pasi, 8 minuta para përfundimit të saj, është shkodrani Arsen Beqiri ai që do të gjejë rrugën e rrjetës dhe do të dyfishojë kështu numrin e golave për vendasit. Pjesa e dytë e do të dhuroji edhe dy gola të tjerë dhe do të jetë fillimisht sulmuesi Erjon Rizvanolli ai që do të gjejë rrugën e rrjetës, në minutën e 56-të, ndërsa, në castet e fundit të minutave shtesë të takimit, Albano Byzhyti do të vulosë gjithcka përtej cdo dyshimi, kur do të përcjellë në rrjetë topin për golin e tij të dytë personal dhe të katërtin e skuadrës së tij për këtë takim. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë secila, pasi në minutën e 71-të, gjyqtari Jemini ka ndëshkuar me karton të kuq Dalliun e skuadrës vendase dhe Spahon e Turbinës.
Kësisoj, takimi i kthimit që do të luhet në Fushën Sportive "Nexhip Trungu" të Cërrikut, duket një formalitet, teksa diferenca katërgolëshe e peqinasve, ndërsa për Turbinën do të mbetet një kujtim shumë i bukur eliminimi suprizë i kampionit të Shqipërisë, Elbasanit dhe arritja për herë të parë në cerekfinale gjatë gjithë historisë së klubit gjatë 11 edicioneve të Kupës së Shqipërisë.
Shkumbini, nga ana e tij, përtej gjendjes alarmante në kampionatin e Kategorisë Superiore (i parafundit) në cerkefinale ka luajtur 8 herë, ndërkohë që pret kualifikimin për herë të dytë në gjysmëfinale në 18 edicionet e Kupës së Shqipërisë që ka marrë pjesë.
NDESHJA E PARË
SHKUMBINI - TURBINA 4-0
Shënues: Albano Byzhyti 13', 90+2, Arsen Beqiri 37', Erjon Rizvanolli 56'
Karton i kuq: Dalliu (Shkumbini)/ Spaho (Turbina)
Gjyqtarë: Jemini, Rexha, Bicaku
Fusha Sportive, Peqin