Ekipe ruse dhe koreane kërkojnë Nderim Nexhipin

Nga Reshat IBRAHIMI
Shkup - Kampioni aktual i Maqedonisë, Rabotnicki Kometall është kthyer nga përgatitjet 18 ditore në Antalia të Turqisë, ku përvec seancave stërvitore "romantikët" kanë zhvilluar edhe një sërë ndeshjesh përgatitore. Mesfushori i kësaj skuadre, Nderim Nexhipi ka qenë njëri nga futbollistët që u ka lënë më së shumti përshtypje menaxherëve të ndryshëm, të cilët kanë ndjekur edhe disa lojtarë të tjerë të ekipit nga kryeqyteti, por vëmendja e tyre ishte e përqendruar pikërisht te Nexhipi. Interesim të vecantë për shërbimet e mesfushorit të skuadrës kampione kishin shprehur ekipe nga Rusia, Ukraina dhe Koreja. "Është e vërtetë se disa skuadra nga këto vende që ju i përmendët kanë shprehur interesimet e tyre për të më pasur në radhët e tyre. Gjithcka do të dihet brenda këtyre dy-tre ditëve, nga se unë jam në pritje të ofertave. Më të zëshëm janë rusët dhe koreanët, por të presim edhe ofertën zyrtare nga klubi që është i interesuar për mua", është shprehur Nexhipi. Ai thotë se edhe Rabotnicki i ka ofruar kontratë të re edhe pse marrëveshja me kampionët ekziston deri në muajin qershor. "Rabotnicki ka kohë që më thotë të ripërtërijë kontratën, por unë nuk po ngutem. Do të shoh së pari ofertat nga jashtë dhe pastaj do të vendosi. Drejtuesit e klubit më kanë ofruar një kontratë të re 2-vjecare dhe nëse nuk realizohet ndonjë transferë jashtë Maqedonisë, atëherë do të përcaktohem për ‘romantikët', sepse edhe këtu jam mirë", përfundoi mesfushori Nderim Nexhipi.