Artim Shaqiri, 60 minuta në fitoren e Vaduz

Nga Reshat IBRAHIMI
Shkup– Artim Shaqiri ka debutuar me fitore në skuadrën e tij të re, FC Vaduz, të cilët në fushë të vet kanë mposhtur FC Lausanne-Sport me rezultat 3:0. Futbollisti shqiptar është aktivizuar që nga minuta e parë, ndërsa ka luajtur deri në minutën e 60-të të ndeshjes. Sipas faqes zyrtare të klubit të Vaduz-it (fc.vaduz.li), Artim Shaqiri ka pasur disa asistime të mira drejt bashkëlojtarëve të tij në vijën e sulmit. Në këtë ndeshje trajneri i Vaduz-it ia ka besuar pozitën e mesfushorit qendror, të cilin rol Shaqiri e ka kryer me përgjegjësi të madhe. "Jam i kënaqur nga paraqitja ime e parë, edhe pse kam mundur edhe më shumë të tregoj në këtë përballje. Kam arritur të shënojë edhe një gol, të cilin e anulojë referi, kinse kam fauluar portierin mysafir. I pata edhe disa asistime të mira, por sulmuesit nuk arritën t'i konkretizojnë", është shprehur përmes celularit, Shaqiri pas përfundimit të ndeshjes. Tani pas kësaj fitore Vaduz me 30 pikë ndodhet në vendin e gjashtë, pas javës së 19-të, ndërsa kryeson Kriens me 46 pikë.