E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela në dorë të mjekëve

Albania-sport - Koha e rikthimit të mesfushorit të Energie Kotbus, Ervin Skela në fushën e gjelbërt është shtyrë sërish. Shqiptari 30-vjecar ëhstë në në përmirësim e sipër pas konstatimit të vlerave të larta të gjakut dhe trajtimit në klinikën e specializuar të Esenit në Gjermani.
Sport1.de shkruan se trekuartisit nuk është ende gati për të zhvilluar ndeshjen e parë për klubin e tij.
"Fatkeqësisht unë nuk mund të them për momentin asgjë dhe mund të flas vetëm në parim. Ne i kemi duart e lidhura. Gjithcka tjetër varet nga mjekët", pohoi trajneri i Kotbus, Petrik Sander për të përjavshmen presitigjioze gjermane "Kicker".
Ervin Skela u transferua në Gjermani gjatë merkatos dimërore nga skaudra e Serisë A në Itali, Ascoli Calcio duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2009. Deri tani Skela nuk ka luajtur qoftë edhe një minutë me Energie.
"Ai është këtu, duke u trajtuar dhe njëkohësisht duke u ushtruar në një stërvitje të lehtë, nëse drita jeshile do të na jepet, ai nuk do ta fillojë nga zero. Përndryshe do të ishte rruga e tij shuëm e gjatë", përfundon Sander.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›