E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Aeroplani’ Rooney

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 08:04

Wayne Rooney është kthyer në formën e tij më të mirë për Manchester Unitedin, pas telasheve në sezonin e kaluar dhe tani është duke fluturuar në fushë, ka thënë menaxheri Sir Alex Ferguson.

Edicioni i kaluar ishte më i vështirë në karrierën e deritashme të Rooneyt pasi paraqitjet e tij për Djajtë e Kuq ishin të dobëta njësoj si ato me Anglinë në Kampionatin botëror 2010. Por, sulmuesi anglez impresionoi në përfundim të sezonit dhe filloi edicionin e ri në ritëm të njëjtë duke realizuar gol kundër West Bromit në xhiron e parë në Premierligë. Ferguson beson se telashet e vitit të kaluar i takojnë të kaluarës.

“Ajo ishte një vit më parë, tani kemi ecur përpara. Wayne ka fluturuar në përgatitje. Forma e tij fizike është e shkëlqyeshme, ai e ka energjinë e njëjtë gjatë gjithë kohës. Është futbollist i palodhshëm në fushë dhe asnjëherë nuk qëndron në një vend. Ai është vlerë e jashtëzakonshme”, tha Ferguson.

“Është interesant të shohim si do të kombinohet me Welbeckun. Të dy janë duke punuar shumë mirë. Pas rikthimit të Chicharitos do të kem problem në përzgjedhje rreth sulmuesve, sepse edhe Berbatov është paraqitur mirë në përgatitje”, përfundoi Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›