Alvarez preferon Interin

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 17:19
Ricardo Gabriel Alvarez mund të jetë përforcimi i parë për trajnerin e ri të Interit, Gian Piero Gasperini.
Sipas medieve italiane, mesfushori i Velez Sarsfieldit ka zgjedhur Interin para Arsenalit, klub i cili po ashtu ishte i interesuar për shërbimet e tij.
Gjiganti londinez ka ofruar 12 milionë euro për argjentinasin, i cili megjithatë preferon futbollin italian.
Dëshira e futbollistit që krahasohet me Kakan dhe Zidanen mund të jetë vendimtare në realizimin e transferimit.
Nerazzurrët janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për Alvarezin.