Juninho është pro Botërorit në dimër

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 18:50
Braziliani Juninho, i cili kaloi një vit e gjysmë në Katar, thotë se kampionati botëror Katari 2022 duhet të mbahet gjatë dimrit.
“Mendoj se nëse Botërori i Katarit do të organizohej në janar, do të kishte më pak probleme.
“Gjithashtu lojtarët do të jenë në vazhdën e sezonit dhe në formën më të mirë fizike. Të gjitha skuadrat do ta kenë përgatitjen e njëjtë atletike”, theksoi Juninho i cili kulmin e karrierës e arriti me klubin francez Lyon.