Flet modelja Jenny Shimizu, ish e dashura e dives sw Hollivudit
“Angelina Jolie nuk heq dorw nga femrat”
“Kam qenë e para dhe ndoshta e vetmja e dashur e Angelina Jolie, por nuk besoj se do të jem e fundit...”. Jenny Shimizu, modelja amerikane me origjinë japoneze, me të cilën Jolie ka pasur një histori dashurie, ka thënë gjatë xhirimeve të filmit “Foxfire” se ajo vë në dyshim raprotin që Jolie ka me Brad Pitt. “Angjelina dashuron shumë gratë -shpjegon Shimizu, janë si një drogë, prej së cilës ajo është e tërhequr fatalisht”. Modelja vijon të tregojë më tej duke thënë: “Unë isha aventura e saj e parë, por dhe pse tani ajo jeton me Bradin dhe kanë fëmijë, e vë në dyshim faktin që do të jem e vetmja histori e saj”. Sipas modeles, Angelina e do shumë rrezikun. Aty ndihet rehat, dhe jo duke luajtur rolin e gruas së lehtë me burrin e vet.
Kinema
“Mumja 3”, së shpejti në ekranin e madh
Historia fillon me çështjet e perandorit Qin Shi Huang (Jet Li), i dënuar nga një shtrigë (Michelle Yeoh) me një përjetësi mallkimesh së bashku me 10.000 luftëtarët e tij. Kjo përfundon në 1940-n, kur Alex O’Connell (Luke Ford), duke prekur disa objekte të poseduara dikur nga perandori thyen mallkimin dhe zgjon nga gjumi i përjetshëm perandorin Qin Shi Huang. I riu aventurier duhet të kërkojë ndihmën e prindërve të tij, Rick (Brendan Fraser) dhe Evelyn O’Connell (Maria Bello). Sapo rishfaqet mbreti, fiton fuqi mbinatyrale dhe duke kaluar lindjen e largët do të përpiqet të rizgjojë ushtrinë e tij për të pushtuar botën.
Gjyqi
Kevin Federline kërkon birësim ekskluziv për fëmjët e Spears
Kevin Federline, ish-bashkëshorti i popstar-it Britney Spears, ka kërkuar birësimin eksluziv të dy fëmijëve të tij. Lajmi u dha nga “E!Online”, duke cituar burime pranë gjykatës amerikane, sipas të cilave, marrëveshja ndërmjet Spears dhe Federline për fëmijët, ka dështuar dhe tani, ata të dy do të prezantohen më 25 gusht në gjyq. Mark Vincent Kaplan, avokat i Federline, kërkon që Spears të ketë një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Ndërkaq, këngëtarja 26-vjeçare është në pritje të vendimit të gjykatësit, i cili duhet të vendosë nëse popstari është në gjendje të kujdeset për veten dhe bizneset e saj që deri tani vazhdojnë të jenë në duart e babait, Jamie Spears.
Humor
Propozimi
Prej disa javësh një djalë shumë i ndrojtur shkonte ccdo mbrëmje në shtëpinë e një vajze shumë tërheqëse dhe të dy të kapur për dore, ulur mbi divan shikonin televizorin. Një mbrëmje ai merr guxim dhe i thotë vajzës:
-Kristina, prej kohësh kam dashur të të kërkoj diccka...
-Po hë, thuaje të shkretën, -ia kthen vajza duke i shtrënguar dorën.
-Kur do vendosësh të rregullosh antenën që të shohim kanalet italiane?
Makina llogaritëse
Një polic ndalon një makinë dhe i nevrikosur se nuk arrin të gjejë në gabim, për ta gjobitur shoferin i thotë:
-Çfarë ke në bagazh?
-Asgjë zoti polic, veç një makinë llogaritëse.
-Hape bagazhin ta shohim!
E hapin bagazhin dhe polici shikon aty një kallash.
-Po ti, me kë tallesh, makinë llogaritëse është kjo? – i thotë polici.
-Jo zoti polic, nuk po tallem, po ne me këtë i bëjmë llogaritë...
Horoskop
Dashi
Hëna te Peshqit është pikërisht një dhuratë e bukur për ju. Duke u bërë më të ndjeshëm dhe të kuptueshëm se zakonisht do të jepni më të mirën tuaj.
Demi
Me shumë planete aktive, çdo gjë do arrijë të bëhet për mrekulli, përfshi këtu çështjet shtëpiake, por edhe darkat në dritën e qirinjve.
Binjakët
Një mbledhje me të afërmit tuaj, me të cilët jeni të afeksionuar, por që nuk i shihnit prej kohësh, do të jetë rasti për një kthim në kujtimet e këndshme.
Gaforrja
Me Hënën në shenjë uji, surprizat nuk mbarojnë, konfirmimet dhe iniciativat me fat do të jenë në rend të ditës. Shëndeti i mirë.
Luani
Impulsi i Marsit, që deri tani ju ka mbështetur, zbutet duke ju orientuar drejt konsolidimit të pozicioneve që keni marrë.
Virgjëresha
Në punë nuk keni pse të keni frikë. Çdo gjë ecën sipas planeve. Nuk do të keni motivimin e mëparshëm për të punuar, por do të ndjeheni të qetë.
Peshorja
Një farë pakënaqësie që ju keni, kërkon përgjigje. Me qetësinë që ju karakterizon mund të ndryshoni atë që nuk shkon në raportin tuaj dashuror.
Akrepi
Mund të mblidhni atë që keni bërë, e të shijoni ne qetësi pushimet dhe shoqërinë e personave të dashur. Jepini ndihmën tuaj atyre që kanë nevojë.
Shigjetari
Sot është dita e duhur për të provuar fatin. Një biletë llotarie, ose numri i ditëlindjes në ruletë, nuk do të ishte tentativë e keqe.
Bricjapi
Një ditë me shumë impenjime që do të zërë hapësirat tuaja. Shumë të mira energjitë që keni në dispozicion, vetëm kujdes me shpenzimet!
Ujori
Me Hënën në shenjë mike do të lindin projekte të rëndësishme të cilat nuk duhen parë me rezerva e skepticizëm. Shëndeti i mirë.
Peshqit
Hëna në shenjën tuaj bën të jeni me fat në ccdo aspekt, që nga dahshuria, puna, financat. Nëse jeni singëll, gjuetia e sotme nuk do dalë duarbosh.
3 Korrik 2008