Qeveria në Maqedoni, Gruevski kushtëzon partitë shqiptare
Mediat: “Gruevski synon ta largojë BDI-në nga Marrëveshja”
Aleatët e ardhshëm shqiptarë duhet të pranojnë disa kushte të vendosura nga kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës, sipas të cilit kjo marrëveshje do të bazohet në Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit, duke lënë mënjanë Marrëveshjen e majit. Deklarata e kryeministrit Gruevski lidhur me kushtet për Marrëveshjen, është komentuar nga mediat e ndryshme në Maqedoni, të cilat e kanë parë këtë veprim si një mënyrë për të bërë pjesë të koalicionit të ardhshëm Partinë Demokratike Shqiptare të kryesuar nga Menduh Thaçi dhe jo Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, që fitoi votat e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme. Gjatë një interviste kryeministri Gruevski ka deklaruar se partia e tij, VMRO-DPMNE, do të zbatojë vetëm Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit në lidhje me aleatët e rinj në koalicion dhe jo Marrëveshjen e majit. Marrëveshja e majit është nënshkruar vitin e shkuar mes kryeministrit Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, ku parashikohej realizimi i ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ligji për UÇK-në dhe ligje të tjera për avancimin e pozitës së shqiptarëve. Por Gruevski e ka hedhur poshtë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe ndërkohë BDI-jam si kusht për të hyrë në qeveri, duhet të pranojë dhe programin e VMRO-DPMNE-së dhe të respektojë një marrëveshje që ministrat shqiptarë për punën e tyre të raportojnë para kryeministrit Gruevski dhe jo para organeve partiake. Një nga kërkesat e kryeministrit Gruevski është edhe që BDI-ja të ndryshojë edhe qëndrimin e saj për emrin e Maqedonisë.
Gjatë pasdites së djeshme Gruevski u takua me kryetarin e Partisë për të Ardhmen Europiane, Fijat Canovski. Sot kreu i qeverisë pritet të zhvillojë takime me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe Ali Ahmetin e BDI-së për të vendosur mbi formimin e koalicionit qeveritar. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, Ivica Bocevski, sipas të cilit në këto takime pritet të merren vendime tepër të rëndësishme. Afati përfundimtar për krijimin e qeverinë është 12 korriku dhe brenda kësaj date i mandatuari Gruevski duhet të ketë vendosur se cila nga partitë shqiptare do të jetë pjesë e kësaj qeverie. Koalicioni VRMO-DPMNE doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk ishte domosdoshmëri që të kishte në përbërjen e qeverisë një parti tjetër për formimin e partisë, megjithatë përfshirja e një partie shqiptare tashmë është bërë traditë në Maqedoni.
Krasniqi: “Nuk do të ketë prishje të koalicionit PDK-LDK”
Partia Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë çdo mundësi për prishjen e koalicionit me PDK-në pas shkarkimit të zëvendësministrit Naser Osmani. Deklarata u bë nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. “Nuk do të ketë prishje të koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së për shkak të incidentit që ndodhi dy ditë më parë në Kuvendin e Kosovës”,- ka pohuar kryeparlamentari Krasniqi. Ditët e fundit nuk kanë munguar zërat që pohonin se qeveria e Kosovës rrezikonte të shpërbëhej dhe kjo si pasojë e vendimit të kryeministrit Hashim Thaçi i cili shkarkoi nga detyra zëvendësministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmanin, i cili ishte nga radhët e LDK-së. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës u mblodh dhe shqyrtoi incidentin parlamentar mes Osmanit, dhe Fatmir Limajt, ministër i Postë-telekomunikacionit e deputet në Kuvendin e Kosovës. Vendimi i shkarkimit të Osmanit u konsiderua “veprim i ngutshëm dhe shkelje e marrëveshjes së partneritetit qeverisës”. Kryesia e LDK-së kërkoi që krerët e marrëveshjes së koalicionit të takoheshin në kohën më të shpejtë të mundshme për ta shqyrtuar këtë rast i cili duhet zgjidhur patjetër.
Turqia, gati të heqë vizat për shtetasit kosovarë
Turqia është e gatshme të heqë vizat për qytetarët kosovarë menjëherë pasi Kosova të hapë përfaqësinë e saj diplomatike në Ankara. Lajmi u bë i ditur nga Shefi i Zyrës së Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç. Shefi i Zyrës së Turqisë në Kosovë, Sarniç, bëri të ditur se edhe Turqia së shpejti do të hapë ambasadën e saj në Kosovë. Sarniç tha gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Këto komente Sarniç i bëri në Prishtinë me rastin e hapjes së Odës Tregtare Kosovare Turke, e cila ka për qëllim vendosjen e lidhjeve të reja ekonomike midis dy vendeve. Heqja e vizave do të ndihmonte shumë biznesin kosovar ndërkohë që dhe Turqia do të ketë përfitimet e saj, pasi me heqjen e vizave, shumë kosovare do të zgjedhin bregdetin turk për pushimet e verës.
Haga vendos 15 mijë euro gjobë ndaj Baton Haxhiut
Prokuroria e Gjykatës së Hagës i ka kërkuar gazetarit kosovar Baton Haxhiu, i cili botoi në gazetën “Ekspres” emrin e një dëshmitari të çështjes “Haradinaj”, një gjobë prej 15 mijë eurosh. Haxhiu u akuzua për pakujdesshmëri sepse bëri publik emrin e dëshmitarit duke shkelur kështu rregullat e Tribunalit.
Sipas prokurorëve, publikimi i emrit krijoi një atmosferë në të cilën siguria e dëshmitarit vihej në pikëpyetje. Haxhiu deklaroi se kishte qenë shumë e rëndësishme dhënia e informacionit për figurat publike, pasi nëse qytetarët do të mbaheshin në terr informativ për aktivitetin e drejtuesve politikë, jeta dhe e ardhmja e tyre do të vihej në rrezik. “Asnjëherë nuk kam pasur si qëllim që të kërcënoj një dëshmitar apo ndonjë anëtar të familjes së tyre, e aq më shumë të dëmtoj gjyqin ndaj Ramush Haradinaj”, - deklaroi Haxhiu në gjyq. Prokurorët, të cilët janë të mendimit për vendosjen e një gjobe prej 15 mijë eurosh për gazetarin Haxhiu, thërritën në seancë vetëm një dëshmitar, pikërisht hetuesin Peter Mitford Burges, i cili kishte marrë në pyetje Haxhiun më 6 Shkurt në Prishtinë. Sipas Burges, i akuzuari gjatë intervistës kishte pranuar se ishte në dijeni të rregullave të Tribunalit dhe se në publikimin e emrit të dëshmitarit ai i kishte thyer këto rregulla.
Ivanko: “Rikonfigurimi i UNMIK-ut përfundon në tetor”
Edhe pse nuk është përcaktuar një datë konkrete, zyrtarët e administratës së Kombeve të Bashkuara në Prishtinë kanë konfirmuar se rikonfigurimi i UNMIK-ut do të përfundojë në gjysmën e dytë të muajit tetor dhe ai do të shoqërohet me një reduktim të theksuar të personelit. “Nuk kemi datë të caktuar por gjysma e dytë e tetorit do të afati i fundit ku do të përfundojë rikonfigurimi i misionit tonë në Kosovë. Reduktimi i personelit të UNMIK-ut do të bëhet dukshëm, por nuk kam informacione konkrete për këtë çështje. Në Kosovë ka mbërritur një grup, i cili do të merret më këtë çështje”,- tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko gjatë një konference për media. Një tjetër çështje që ka ngelur pa zgjidhur, sipas tij është emërimi i zëvendës kryeadministratorit të UNMIK-ut në Kosovë dhe kjo varet nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Ndërkohë shtypi në Prishtinë ka pohuar se Uashingtoni i ka bërë të ditur kreut të OKB-së Ban Ki Mun se është kundër emërimit të shefit të aktual të zyrës së UNMIK-ut në Beograd Riçard Uilkoks zv.kryeadministrator i Kosovës, në vend të Lari Rosinit, post ky i rezervuar për amerikanët.
Franca thirrje Maqedonisë: Gjeni emrin para anëtarësimit në BE
Presidenti i Francës Nikola Sarkozi, i ka dërguar një letër presidentit të Maqedonisë Branko Cërvenkovskit, në të cilën shpreh mbështetjen e Maqedonisë për antarësimin në BE por pasi të ketë zgjidhur çështjen e emrit. Sarkozi është shprehur se është i gatshëm të thellojë marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO por më parë ajo duhet të gjejë një zgjidhje të kënaqshme mbi çështjen e emrit të Maqedonisë. Lajmi u bë i ditur nga zyra e presidentit të Republikës së Maqedonisë. “Më duket se është e nevojshme që kjo çështje të ndërpresë pengesat për aspiratat legjitime të bashkëqytetarëve tuaj për hyrjen në BE dhe NATO. “Përpjekjet që po bën ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimiç për një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme për emrin e Maqedonisë kanë mbështetjen time. U bëj thirrje të dyfishoni përpjekjet tuaja që këto negociata të përfundojnë sa më shpejt”, thekson presidenti Sarkozi në letrën dërguar presidentit Cërvenkovski.
3 Korrik 2008