E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amanetin e Kodrës do ta çoj në vend

Nisma
Bexhet Pacolli hap muzeun “Ibrahim Kodra”

Në Lugano të Zvicrës, konkretisht në vendin më piktoresk të tij, në katërvjetorin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra, është hapur muzeu “Ibrahim Kodra”. Ky muze është hapur me iniciativën e Bexhet Pacollit, i cili është autorizuar nga vetë piktori Kodra sa ishte gjallë që të përkujdesej për gjithë trashëgiminë e tij kulturore. Muzeu në Lugano ka 16 vepra kulturore të Ibrahim Kodrës. Rëndësia e këtij muzeu qëndron edhe në disa elemente shumë karakteristike: aty gjenden veshmbathja dhe objekte që piktori i mbante me vete. Këtë muze, Pacolli e ngriti në një ndërtesë të vjetër shekullore, që do të jetë edhe një muze shtesë shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare, për Zvicrën dhe artin botëror në përgjithësi. Rëndësinë e hapjes së këtij muzeu e tregoi pjesëmarrja e autoriteteve shtetërore të Zvicrës dhe numri i madh i kritikëve të shquar të artit, të cilët ishin pjesë e ditës kur u inaugurua. Madje Pacolli, që jetonte në Lugano të Zvicrës afër vendit ku jetonte edhe Ibrahim Kodra në Milano, asnjëherë nuk u largua nga ai. Iu gjend afër tërë kohës. Për këtë arsye, Ibrahim Kodra u vlerësua edhe me titullin “Qytetar i Komunës së Morcotës”.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›