E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri, deklaratë dashurie për Pamelën

Miri i thotë Pamelës se e pëlqen. Ajo ka shprehur dyshimet e saj dhe fillon ta pyesë Mirin përse po ia thotë tani këto gjëra. Pas kësaj, Jetmiri i thotë se vendimi për t’i shprehur simpatinë Pamelës kishte ardhur në momentin që ai kishte marrë vesh se “lidhja” e saj me Seldin nuk kishte ekzistuar asnjëherë. Gjatë një bisede me Bertinën, Miri ka lënë të kuptohet se përtej lojës, ai ndoshta e pëlqen vërtet Pamelën

Ditëlindja e Pamelës ka qenë në qendër të vëmendjes për banorët e shtëpisë më të madhe në vend. Ata kanë menduar për surprizën që mund t’i bënin asaj të ndihmuar edhe nga Vëllai i Madh. Ndërkaq, Jetmiri e ka vënë në lojë, duke bërë sikur e pëlqente Pamelën. Ajo ka thënë se ndihet shumë e emocionuar, pasi nuk e ka festuar shpesh ditëlindjen e kjo ishte vërtet surprizë për të.
Ditëlindja e Pamelës
Në dhomën e gjumit diskutohet për ditëlindjen e Pamelës. Domenika, Jetmiri, Seldi, Graciela dhe Edi diskutojnë për t’i bërë një surprizë Pamelës, me rastin e ditëlindjes. Kështu, Domenika hedh idenë që ta zbukurojnë shtëpinë me letra higjienike të shkruara nga të gjithë, por kjo kundërshtohet nga Miri. Ndërsa Edi thotë që të fshihen të gjithë. Ata thonë që të fshihen në dollap, ose poshtë krevatit, ose në magazinë, por për këtë duhet të pyesin Vëllain e Madh, nëse munden apo jo. Pas disa idesh, Jetmiri thotë që do t’i thotë Pamit se e pëlqen, por kjo diskutohet shumë nga të tjerët. Pas pak në dhomë hyn Pamela dhe Seldi fillon ta ngacmojë Jetmirin për atë që sapo tha. Kështu, Miri i thotë Pamit “të kam fiksim”, ndërsa vajza ia kthen “edhe unë të dua shumë” dhe qesh. Pastaj Pamela del dhe diskutimet në dhomën e gjumit vazhdojnë më tej.
“Lidhja Miri-Pami”
Domenika, pasi kundërshton idenë e Jetmirit për t’i thënë Pamelës se e pëlqen, vë bast me djalin, i cili këmbëngul se mund ta bëjë për vetë Pamin. Pas një diskutimi të gjatë, Jetmiri del në oborr dhe bisedon me Pamelën. Ai i thotë edhe një herë asaj se e pëlqen, ndërsa kjo e fundit është shumë dyshuese dhe fillon ta pyesë Mirin përse po ia thotë tani këto gjëra. Pas kësaj, Jetmiri i thotë se vendimi për t’i shprehur simpatinë Pamelës kishte ardhur në momentin që ai kishte marrë vesh se “lidhja” e saj me Seldin nuk kishte ekzistuar asnjëherë. Ndërsa vajza i thotë se dyshon shumë për ato që po thotë Miri. Pas një diskutimi të gjatë për sjelljen dhe lojën e Jetmirit, Pamela sërish shprehet mosbesuese ndaj ndjenjave të tij. Pas një bisede të gjatë në oborr, vjen Seldi, i cili fillon të bëjë shaka me Mirin dhe Pamin. Pas kësaj, të dy të rinjtë flasin edhe për gjëra të tjera, duke përfshirë të shkuarën e tyre, por edhe të ardhmen.
Dhurata e ditëlindjes
Një pjesë e banorëve vazhdojnë të bisedojnë dhe të merren me ushqimet, ndërsa Jetmiri, Bertina dhe Pamela diskutojnë për gjëra të ndryshme. Jetmiri pyet në një çast Pamin për dhuratën më të bukur që i kanë bërë ndonjëherë për ditëlindje. Ajo i thotë se dhurata më e bukur ka qenë një tufë me trëndafila për 20-vjetorin e saj. Kështu, të gjithë nisin të bisedojnë për ditëlindjet dhe dhuratat. Bertina thotë se i pëlqejnë dhuratat që mbartin një kuptim të caktuar. Pamela shprehet se do t’i pëlqente që t’i bënin një surprizë, duke i dhuruar një tufë me trëndafila ngjyrë rozë. Jetmiri i thotë se ai do t’i bëjë dhuratë një puthje. “Nuk do të shpëtosh pa të puthur unë sot”, i thotë ai Pamelës. Pas kësaj, Bertina nis një diskutim me Mirin. Ajo i thotë Mirit se ndoshta ai po luan me zjarrin këtë herë. Në një farë mënyre ajo e pyet nëse ndjenjat e tij për Pamin janë të vërteta apo jo. Miri i thotë se kësaj nuk i dihet.
Surpriza. Gëzuar ditëlindjen Pamela!
Banorët përgatiten t’i bëjnë gati një surprizë Pamelës. Ata shkojnë në magazinë, ku i presin dy shishe me verë, marrin gotat e kërkojnë që të fiken dritat. Pamela, e cila ndërkohë gjendej në dhomën e rrëfimit, çuditet fillimisht që nuk gjen asnjë në dhomën e ndenjes. Ajo i kërkon banorët e tjerë në dhomën e gjumit e më pas del edhe në kopsht, ku menjëherë fillon të qeshë me situatën e krijuar. “çfarë bëni aty brenda?”, i pyet ajo banorët të cilët fillimisht nuk i kthejnë përgjigje, por Pamela u thotë që të dalin, sepse arrin t’i shohë nga pasqyrat. Të kapur “mat” ata qeshin dhe i këndojnë këngën e ditëlindjes Pamelës dhe të gjithë e urojnë. Më pas, festimet e ditëlindjes vazhdojnë në dhomën e ndenjjes, ku banorët transportojnë edhe pankartat, ndërsa Vëllai i Madh u vendos muzikë që ta bëjë këtë atmosferë sa më të gëzueshme. Pamela thotë se ndjehet shumë e emocionuar, pasi nuk e ka festuar shpesh ditëlindjen e kjo ishte vërtet surprizë për të.
Bertina nuk ndjehet mirë
Banorët në dhomën e gjumit janë duke bërë shaka dhe lojëra me njëri-tjetrin. Teksa të tjerët diskutojnë, Bertina i thotë Jetmirit që t’i bëjë pak masazh se ndjehet e këputur. Pasi Miri largohet, në dhomë hyn Seldi, i cili fillon të ngacmojë vajzat që po përpiqen të flenë. Graciela çohet nga krevati dhe shkon të puthë Bertinën. Teksa bën këtë gjë, ajo vë re se Bertina është zbehur në fytyrë. Gracia e pyet vajzën se çfarë ka dhe ajo i përgjigjet se nuk është mirë, ndjehet e këputur dhe i dhemb barku. Pranë saj shkon edhe Seldi dhe më pas Erjoni, që i thotë vajzës të pijë çaj rigoni, por ajo nuk do. Erjoni rri te koka e Bertinës dhe kujdeset për të gjatë gjithë kohës. Bertina i thotë Erjonit që t’i bëjë masazh se i dhemb mesi. Në dhomë është edhe Graciela, e cila u thotë që të thërrasin mjekun, por Bertina dhe Erjoni refuzojnë.
Diskutime për Valentinën
Edhe pse Valentina u largua prej shtëpisë së BB, ajo mbetet sërish shumë e pranishme, pasi herë pas here banorët e përmendin gjatë bisedave mes tyre. Jetmiri, i cili pati debate të forta me mama Valen, diskuton me banorët për mënyrën e sjelljes së tij ndaj Valentinës. Ai vazhdon të bëjë thashetheme rreth debateve të tij, duke u shfajësuar. Ndër ata që diskutojnë është edhe Kika, i cili thotë që gabimi i Valentinës ishte se ajo nuk i ulte gjakrat nëpër debate, por i nxiste më shumë. Komentet që bëjnë banorët janë nga më të ndryshmet. Disa i dalin në mbrojtje Valit. Graciela thotë që debatet e Valit me Mirin i janë dukur krejt të kota dhe ndonjëherë i flet Mirit se ka bërë gabim që ka vepruar në atë mënyrë, pavarësisht fajit.
Komente për Renaton
Jetmiri largohet nga dhoma e ndenjjes, ku të tjerët po diskutojnë, e shkon në dhomën e gjumit, ku ndodhen Pamela, Seldi dhe Domenika. Jetmiri reagon sikur Renato e ka bezdisur me pyetësorin që po i bënte Eduardit dhe e krahason me një hetues atë. Domenika e justifikon banorin e ri dhe thotë se ai pyet për t’i njohur të gjithë, por si Jetmiri, ashtu edhe Seldi mendojnë se ka forma të tjera njohjeje të një njeriu e jo ta pyesësh pa mbarim. Miri fillon ta imitojë atë kur tha se i pëlqenin “talk show”-t dhe shton se Renatoja po bën rolin e një drejtuesi emisionesh. Komentet për Renaton vazhdojnë edhe në kopsht, ku me dy djemtë bashkohet edhe Erjoni dhe Hakiu. Ata qeshin dhe imitojnë mënyrën e të folurit dhe sjelljes së tij. Miri thotë se do të pozicionohet e do të tregojë njohuritë intelektuale që ka, sidomos ato në filozofi. “Ky harron që ne jemi karagjozë”, thotë ai me shaka. Ata imitojnë e qeshin dhe krijojnë një atmosferë komike. “Ky po vazhdoi kështu, të shtunën është në nominim”, shprehet Hakiu.
Në dashuri me vetveten
Në anën tjetër, Pami ka dashur të sqarohet me Seldin për faktin që ai e kishte lënë Jetmirin ta vinte në lojë atë. Ajo i ka thënë që është bërë dhe ortak me Jetmirin për të. Ai i tha që Pami duhej të mbrohej vetë dhe s’kishte pse të binte pre e provokimeve të tij, pasi ajo është vajzë e rritur dhe s’duhet të tregohet naive. Seldi i tha dhe që Domi u merakos, sepse mendoi që Pami e mori me të vërtetë se ai e pëlqente, por ai i kishte thënë që Pami nuk ka për ta besuar. Pami i tha që e kishte kuptuar lojën e tij, sepse e kishte dalluar në fytyrë nga mimika e tij dhe më pas është kujtuar që kishte dhe ditëlindjen, dhe ai po ia bënte për këtë qëllim. Më tej Pami shton që ajo nuk beson se ai mund të ketë ndjenja për dikë, pasi është i dashuruar me veten e tij. Ajo ka thënë që kjo është motoja e Jetmirit.
Ndjenjat e Pamit
Pami ka vajtur dhe është ulur pranë Jetmirit dhe ai ka filluar t’i flasë. Ajo e ka pyetur përse flet si i përkëdhelur dhe ai i është përgjigjur që ai di të sillet dhe me kulturë, pasi ajo i ka thënë që nuk di të sillet me femrat dhe tani e tutje do mundohet të mbushë boshllëkun mes tyre. Pami ndoshta do t’i kthejë lojën që Jetmiri donte t’i bënte asaj dhe ka filluar ta ngacmojë. Ajo i thotë që është menduar mirë dhe nuk do t’i fshehë më ndjenjat. Ajo dëshiron që dhe ai të ndjejë të njëjtën gjë që ndjen dhe ajo për të. Ai i thotë që s’e kishte vënë re këtë gjë në sjelljen e Pamit. Ajo i thotë që i pëlqen stili i tij. Miri i thotë që ai mund të duket si tip i ftohtë, por në të vërtetë është shumë i lidhur me njerëzit që ka përzemër. Më pas ai i tregon për shoqërinë e tij dhe për katër shokët e ngushtë. Pami i thotë që kur të dalin nga shtëpia, ajo do ta shëtisë në vendet më argëtuese në Tiranë dhe ai i thotë që e vlerëson këtë gjë. Jetmiri i thotë që dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë me të kur ajo të shkojë në Vlorë. Më pas aty vjen dhe Seldi me Erjonin, të cilët hedhin ca fjalë për ata të dy, por Pami dhe Miri nuk e vënë aspak ujin në zjarr. Jetmiri i thotë që po i rri afër meqenëse ka ditëlindjen dhe ajo i thotë që s’ka dhuratë më të bukur. Në të njëjtën kohë, Graciela me Erjonin kanë qenë duke pastruar dhomën. Ajo e ka pyetur se çfarë raporti ka me Bertinën. Erjoni i ka thënë që e pëlqen më tepër si shoqe të ngushtë dhe bezdiset kur të tjerët e pyesin gjithmonë me tendencë për të.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›