Amantino Mansini huazohet te Milani
Marrëveshja
Më në fund, trajneri Leonardo ka marrë sulmuesin e krahut që kërkonte. Në ditën e fundit të merkatos së dimrit, Milani arriti të gjente akordin me Interin për huazimin deri në qershor tek Amantino Mansini. Kalimi u realizua edhe pse Marek Jankulovski nuk pranoi që të transferohej te zikaltrit. Në marrëveshje parashikohet që kuqezinjtë janë të detyruar në fund të sezonit të blejnë kartonin e plotë të Mansinit, për një shifër që llogaritet në rreth 4 milionë euro.
#