Uejn Runi: Sër Aleks më frikëson
Man. UTD
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, zbulon se ka raste kur nuk mund të shkojë në dhomat e zhveshjes, nëse Ferguson është i nevrikosur. “Ka raste kur nuk mund ta shoh trajnerin. Ai mund të jetë i frikshëm. Edhe nëse kemi fituar 2-0, 3-0 dhe të gjithë buzëqeshin, bëjnë shaka e mendojnë se kanë luajtur mirë, ai shpeshherë vjen dhe na kritikon ashpër. Ndonjëherë ndalem dhe mendoj: ‘çfarë s’është në rregull?’ Dhoma jonë e zhveshjes nuk është vend i mirë për ne, nëse humbasim. Ai është një perfeksionist. Por, Mançester Junajtid është klubi më i madh në botë. Jam i lumtur këtu”.
#