Fabregas: Arsenali beson ende te titulli
Optimizmi
çesk Fabregas këmbëngul se Arsenali vazhdon të jetë në garën për titullin kampion në Premiership. “Topçinjtë” u mposhtën 3-1 në duelin direkt me Mançester Junajtid në “Emirates Stadium”, por për kapitenin e skuadrës ky rezultat nuk do të thotë asgjë. “Duhet të mendojmë pozitivisht”, tha 21-vjeçari. “Tashmë duhet të tregohemi të fortë, të bashkohemi më shumë se kurrë dhe të japim më të mirën deri në fund të sezonit. Nuk dua t’ia di se çfarë mendojnë njerëzit, unë do të besoj deri në fund te titulli”.
#