E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amatorët, më mirë se ekspertët

Departamenti shëndetësor i Gjenevës ka bërë të ditur se sipas një studimi të kryer gjatë ditëve të fundit, arrihet në përfundimin se vënia e basteve nuk ndikohet nga fakti nëse je ekspert i futbollit apo totalisht injorant në këtë fushë. Më shumë se 250 personave, ku përfshiheshin ekspertë, amatorë dhe njerëz të cilëve nuk u interesonte absolutisht futbolli, iu kërkua që të parashikonin rezultatin përfundimtar për 10 ndeshje të EURO 2008. Sipas këtij studimi, ekspertët dhe amatorët kanë pasur rezultate të njëjta në parashikimet e rezultateve përfundimtare. Vetëm 10.9% e ekspertëve parashikuan fitoren e Holandës përballë Italisë, në krahasim me 11.4% të personave që nuk u interesonte sporti. Ndërkohë, barazimi mes Rumanisë dhe Francës u parashikua me saktësi nga 14.5% e ekspertëve dhe 17.1% e amatorëve. Triumfi i Portugalisë përballë Turqisë u parashikua saktësisht nga 81.8% e ekspertëve, në krahasim me 75% të atyre që nuk interesoheshin për futbollin. "Kjo tregon se nuk është e sigurt që një person, i cili ka njohuri të mira për futbollin, do të fitojë më shumë nëpërmjet basteve", shkruhej në studimin e departamentit shëndetësor të Gjenevës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›