Itali-Rumani, sfida e mbijetesës
Përballja mes Italisë dhe Rumanisë po pritet me një atmosferë të ndryshme në kampet e dy skuadrave. Nga njëra anë shfaqet tensioni i Kampionëve të Botës, që rrezikojnë eliminimin, ndërsa në anën tjetër, rumunët vazhdojnë të jenë euforikë pas barazimit me Francën, duke kërkuar që të konfirmohen si "vrasësit e të mëdhenjve". Për të shmangur një eliminim të turpshëm, trajneri Donadoni pritet të vërë në zbatim ndryshimet e përfolura në formacionin titullar, gjë për të cilën është i sigurt edhe rivali i tij, Piturka. Ky i fundit është shprehur se ka përgatitur ekipin të përballet me Del Pieron e De Rosin, të cilët i pret si titullarë që nga minuta e parë.
Donadoni duket se ka vendosur përfundimisht të lërë jashtë formacionit Materacin, Gatuzon e Di Natalen, për t‘i dhënë hapësirë Grosos, De Rosit dhe Del Pieros. Me këto ndryshime, edhe rreshtimi taktik do të modifikohet nga 4-3-3 në 4-3-1-2. Kamoranezi do të zhvendoset në rolin e fantazistit, pas krahëve të dyshes Del Piero-Toni, ndërsa gjatë takimit këtë rol mund ta marrë përsipër edhe Kasano. Megjithatë, tekniku i Kampionëve të Botës nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e aktivizimit të Perrotës, duke parë formën që po kalon mesfushori i Romës. Mediat italiane kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se edhe shiriti i kapitenit nuk do të mbahet nga Bufon, por nga Del Piero, i cili është futbollisti që ka regjistruar më shumë ndeshje me përfaqësuesen në grupin aktual të lojtarëve.
Por, nga ana tjetër, edhe rumunët duken gati për këtë sfidë. Piturka jo vetëm ka treguar formacionin me të cilin do të luajë që nga minuta e parë, por edhe ka shprehur bindjen se Del Piero dhe De Rosi do të jenë në fushë që nga minuta e parë në radhët e Italisë. "Do të luajnë Del Piero dhe De Rosi. I pari është një lojtar shumë i rrezikshëm dhe ne kemi një strategji për ta ndalur, ndërsa i dyti do ta bëjë më të fortë Italinë. Mutu? Ka nevojë të luajë për të gjetur formën më të mirë. Mendoj se do të arrijë në maksimumin e tij gjatë çerekfinaleve apo gjysmëfinales", deklaroi trajneri, duke lënë të kuptohet se ëndërron jo vetëm kualifikimin, por edhe ecurinë e mëtejshme në Evropian. Këtë bindje duket se e kanë edhe lojtarët rumunë, të cilët kanë "planifikuar" edhe një fitore kundër Holandës. "Ne mund ta mundim Holandën përsëri. Nëse nuk mundemi me Italinë, mund të kualifikohemi ndaj ‘tulipanëve", deklaroi mbrojtësi Kozmin Kontra.