E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri: Dua të luaj me Del Pieron

Pas dygolëshit që realizoi në portën e Bufon, Amauri duket shumë pranë transferimit te Juventusi. Klubi bardhezi duket se ka mundur konkurrencën dhe ka gjetur marrëveshjen me sulmuesin me origjinë braziliane (zotëron edhe pasaportën italiane). Palermos do t‘i ofrohen 10 milionë euro dhe një lojtar ndërmjet Krishitos, Markizios, Markionit dhe Paladinos. Të hënën, Amauri luajti në një ndeshje miqësore përkrah Del Pieros dhe tha: "Çfarë ëndrre të luash përkrah tij. Do ta kisha të pamundur të refuzoja Juven".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›