Ronaldo: Futbolli italian, si mafia
Sulmuesi brazilian i Milanit, Ronaldo, vazhdon riaftësimin e tij për t‘u kthyer sa më parë në fushën e lojës pas dëmtimit të rëndë në gju. "Fenomeni" ka dhënë dje një intervistë për të përditshmen italiane "Gazzetta dello Sport", ku ka treguar etapat e karrierës së tij dhe atë që e pret në të ardhmen.
A do të arrini të ktheheni në fushën e lojës?
Për këtë gjë po punoj 4-5 orë në ditë. Gjithsesi, fazën e riaftësimit më duhet ta bëj edhe nëse dua të luaj futboll me shokët në plazh, apo të kem një jetë normale. Mjekët, në kontrollin e fundit, më kanë dhënë garancitë për të cilat kisha nevojë. Gati dy muaj pas ndërhyrjes, gjuri reagon shumë më mirë se sa tjetri në të njëjtën periudhë disa vite më parë.
Sa dëshirë keni të ktheheni të luani?
Shumë. Unë nuk mund ta imagjinoj jetën time pa futboll. Në javët e para isha i shkatërruar, fizikisht dhe moralisht. Më pas filluan progreset e vogla dhe fillova të lëviz përsëri. Ka ende shumë punë, ndoshta 4 muaj, derisa të filloj vrapimet, por tani do të riaftësohem më shpejt se herën e parë.
A dëshironi të ktheni te Milani?
Me skuadrën kam një raport shumë të bukur, do të gjej gjithmonë dyert hapur, por duhet të jem në lartësinë e duhur. Ideja ime është që të aktivizohem për disa muaj në Brazil, ndoshta te Flamengo. Nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë do të kthehem te Milani.
Nëse luhet Real-Barcelona, për kë bëni tifozllëk?
Më shumë për Realin, pasi atje kam pasur një histori më të gjatë. Por skuadra për të cilën bëj tifo realisht është Flamengo. Kur isha fëmijë, kërkoja autografet e kampionëve, shkoja në stërvitjet e tyre, babai me shoqëronte në "Marakana" për të parë skuadrën e zemrës. Ziko ishte spektakolar.
Në gazeta është folur për të kaluarën te PSV Eindhoveni dhe thuhet se ndonjë ilaç ka kushtëzuar dëmtimet e mëvonshme...
Me sa di unë, nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë e tillë. Shumë njerëz flasin për anabolizantë që m‘u dhanë për rritjen, por kjo nuk ka ndodhur. Të njëjtën gjë tani e thonë edhe për Mesin.
Ku do të përfundojë Ronaldinjo?
Mendoj se do të qëndrojë te Barcelona, është shumë i rëndësishëm atje. Do të rigjejë vazhdimësinë, pasi ka kaluar një periudhë të vështirë.
A jeni në kontakte me Adrianon? A mund t‘ia dalë mbanë?
Flasim shpesh. Ai po ia kalon shumë mirë te San Paolo. Ka një karakter të vështirë, por është një djalë i mbarë dhe mund të bëjë më shumë. Ai duhet të administrohet mirë, duhet pasur kujdes sidomos për personat që i rrinë pranë.
Pato duhet si fotokopja juaj në fillimet e karrierës. A do të jetë si ju?
Pato është një talent i jashtëzakonshëm. Në krahasim me të, unë kam pasur një impakt më të lehtë, kampionatin holandez. Por djaloshi mbështetet në mënyrë të shkëlqyer nga ambienti i Milanit. Në fushë bën që gjithçka të duket shumë e lehtë: është shumë i shpejtë dhe gjuan shumë mirë me të dyja këmbët. Ai do të përmirësohet më shumë. Ai ka një problem më pak se unë për sa i përket komunikimit, pasi unë kisha vështirësi në fillimet e mia me gjuhën holandeze.
Inter dhe Roma, si do të përfundojë?
Roma luan futbollin më të bukur në Itali, por Interi do të fitojë kampionatin këtë sezon.
Juve-Inter, 26 prill 1998. A e kujtoni shtyrjen e Julianos në zonë dhe penalltinë që ju kushtoi titullin kampion?
Unë kujtoj më shumë atë që fshihej pas futbollit italian në atë periudhë. Një mafie. Por drejtësia u vu në vend.