Roma kërkon një qendërsulmues
Drejtuesit e Romës kanë vendosur që gjatë merkatos verore të kërkojnë një qendërsulmues të mirëfilltë, si përforcim për skuadrën e Spaletit. Objektivi kryesor është holandezi Huntelar i Ajaksit, i cili preferohet më shumë se Borrielo, sulmuesi i Milanit që është huazuar te Xhenoa. Mes kandidatëve të mundshëm është edhe argjentinasi Hernan Krespo, i cili nuk gjen më hapësira tek Interi. Gjatë ditëve të fundit, mediat angleze kanë bërë të ditur për një interesim ndaj Piter Krauç.