Amauri: “Juve është maksimumi”
Bomberi i “Zonjës së madhe”, entuziast në muajt e tij të parë bardhezi. “Palermo qëndron në zemrën time dhe Zamparinit do t’i jem borxhli gjithë jetën”
E gjithë lumturia i takon Amaurit. Sulmuesi bardhezi, një ditë pas fitores së Juventusit në Bergamo kundër Atalantës, pohon se skuadra e tij mund të mbajë hapin e Interit në kampionatin italian. “Te Juventusi jam ambientuar shumë mirë dhe po luaj në nivel të lartë, ashtu sikur isha te Palermo. Në këto gjashtë muaj kam mësuar shumë dhe kam korrur frytet e një pune të kryer përgjatë shumë viteve. Juve është një klub që kujdeset për çdo detaj dhe të lejon të punosh mirë për të përmirësuar të gjitha pikat e dobëta. Raporti me tifozët është i mrekullueshëm dhe ka gjithmonë shumë entuziazëm”.
Presidenti i Palermos, Zamparini, bëri një sakrificë ekonomike kur e bleu Amaurin nga Kievo në vitin 2006. “Nuk do ta harroj kurrë atë që ai bëri për mua”, - tha Amauri. Zamparini u përgjigj menjëherë përmes një emisioni radiofonik. “E ndjek gjithmonë Amaurin si një djalë dhe sikur të ishte akoma lojtari im. Gjithçka që ka bërë e meriton. I uroj të dëshmojë vlerat e tij edhe me fanellën e Brazilit, për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë ky lojtar”.
Amauri foli edhe për ish-shokun e tij të skuadrës, Mikolin, duke i bërë komplimente. “Palermo është duke kërkuar një qendërsulmues? Për mendimin tim ata e kanë tashmë një sulmues të madh dhe ky është Fabricio Mikoli. Kam pasur fatin të luaj më të. Është një element që bën diferencën në çdo moment”.
Valon Behrami në shënjestrën e Juves
Juventusi është në ndjekje për momentin të gati 10 lojtarëve në Europë dhe njëri prej tyre është edhe Valon Behrami. Lajmi jepet nga faqja e njohur sportive në internet 4-4-2.com. Reparti i fortë ofensiv bardhezi duket i konsoliduar me Alesandro Del Pieron, Amaurin, Iakuintën, Trezegenë e Xhovinkon, por mesfusha ka nevojë për sistemim. 36-vjeçari Pavel Nedvded do të luajë sezonin e fundit në Torino, ndërsa 29-vjeçari Mauro Kamoranezi vuan nga një dëmtim i gjatë. Në listën që ka mbi tavolinë drejtori Sportiv Alesio Seko janë lojtarë si Matias Delgado (Beshiktash), Ivan Rakitiç (Shalke), Diego (Verder Bremen), Diego Buonanote (River Plate), Florent Maluda (Çelsi), Valon Behrami (Uest Hem) dhe Renato Augusto (Bajer Leverkuzen).
Toti, një muaj stop
Lajme të shëmtuara për Romën. Françesko Toti ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë. Kapiteni i Romës do të qëndrojë të paktën dhjetë dite në pushim absolut, por gjendja do të rishikohet sërish më 3 janar, kur grupi verdhekuq do të rifillojë stërvitjen në “Trigoria”. Toti humb kështu edhe duelin kundër Milanit, të programuar më 11 janar, por në kampin e Romës i druhen faktit se legjenda romane mund të mungojë për rreth një muaj.
Paolilo: “Nuk jemi favorizuar nga arbitrat”
Administratori i deleguar i Interit, Enersto Paolilo, doli nga qetësia e tij e zakonshme dhe foli për favorizimet e supozuara nga disa skuadra në të mirë të Interit të tij. Njeriu i besuar i Masimo Moratit e mohoi plotësisht se skuadra e tij trajtohet si e përkëdhelura e gjyqtarëve. “Përjashtoj çdo mundësi që Interi të jetë i favorizuar nga arbitrat. Besoj se janë gabime, pasi ka pasur shumë penallti të dhëna dhe shumë të tjera të padhëna Interit”. Paolilo përjashtoi faktin se do të kthehet në merkaton zikaltër.
Galiani: “Milan, gjej vazhdimësinë”
“Milani duhet të gjejë vazhdimësinë, pasi e ka cilësinë për të fituar”. Adriano Galiani komentoi gjendjen e kuqezinjve. “Shkëputja jonë vjen gjithmonë nga takimet me skuadrat e vogla e jo me të mëdhatë”, - tha administratori i deleguar kuqezi. “Të dielën ishte një ndeshje e mirë dhe shpresojmë ta fillojmë kështu edhe viti e ardhshëm. Bekam do të vijë më 29 dhjetor, do të shkojë në grumbullim me skuadrën dhe është një lojtar si gjithë të tjerët: mund të shkojë në fushë, në bankinë apo në tribunë, kë të do ta vendosë trajneri”.
23 Dhjetor 2008