Estrada e Shkodrës feston 50-vjetorin
Nderohen me tituj 32 artistë shkodranë. Mes tyre, Zyliha Miloti, Paulin Preka, Zef Deda, Ndoc Sheldija, Tefë Palushi, Paulin Seku, Hasan Smaja, Gjosho Vasija, Besnik Qinari, Nazmi Lishi etj
Një mbrëmje spektakli, me këngë e humor, e shoqëruar edhe me ndarjen e titujve të nderit (‘Krenaria e qytetit’, ‘Mirënjohja e qytetit’, ‘Prenkë Jakova’ dhe ‘Besnik Sykja’) nga Bashkia e Shkodrës për 32 artistë të njohur të këtij qyteti është zhvilluar në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Nën moton “50 vite këngë dhe humor” u rikujtua kështu tradita gjysmëshekullore e Estradës Profesioniste të Shkodrës dhe kontributi i çmuar i aktorëve, regjisorëve, muzikantëve të saj ndër vite. Estrada e Shkodrës u krijua më 6 qershor të vitit 1958 nga aktorët profesionistë e të apasionuar shkodranë. Premiera e parë e ngjitur nga Estrada Profesioniste e Shkodrës ka qenë “Në pavijonin e operacionit të zemrës”, e regjisorit Paulin Sekuj. Ajo u shfaq më 14 nëntor të 1958-s dhe u mirëprit nga publiku i kohës si eveniment i përmasave të mëdha. Mbrëmja e veçantë, përkujtimore e festive, ku nuk munguan elementet e spektaklit, është çelur nga dyshja e aktorëve të njohur të humorit shkodran Merita Smaja dhe Zef Deda. Më tej, siç thamë dhe më lart, janë ndarë tituj të ndryshëm nderi për 32 artistë shkodranë. Titulli “Krenaria e qytetit” u dha për Zyliha Milotin dhe Paulin Prekën, ndërkohë që një tjetër titull, “Mirënjohja e qytetit”, u kaloi 13 artistëve të kësaj estrade ndër vite, duke nisur që nga regjisori i parë i Estradës së Shkodrës Paulin Seku tek aktorwt Tefë Palushi, Hasan Smaja, Gjosho Vasija, Zef Deda, Ndoc Sheldija e Besnik Qinari, muzikanti Nazmi Lishi, etj. “Prenkë Jakova” ishte një titull tjetër që e morën 15 artistë të tjerë shkodranë, ndërsa dy punëtorë të përgatitjes së skenës u nderuan me titullin “Besnik Sykja”.
P. GROSI
23 Dhjetor 2008