E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri: Juventusi, shansi i jetës sime!

 

Sulmuesi i Juves nuk i sheh gjërat me syrin e konkurrencës, por me atë të një grupi shumë të fortë

Edhe pse nuk ka mundur t'i shfaqë plotësisht vlerat e tij në premierën e tij në Torino, Amauri ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të Juventusit. "Ky është shansi i jetës sime, ndaj menjëherë kam filluar të jap maksimumin, ndërkohë që më kanë ndihmuar shumë shokët e skuadrës. Këtu jemi te Juventusi, por kur luan me kampionë të mëdhenj gjithçka vjen më natyrshëm," - ka thënë Amauri. Ndërsa për konkurrencën ka shtuar: "Jemi një grup, konkurrenca nuk ekziston". Pas trofeut Tim, skuadra e Ranierit është nisur në drejtim të Londrës, ku do të ndeshet me Arsenalin, Hamburgun dhe kampionët e Europës, Mançesterin. Dhe ky është më shumë se një test në këtë moment për bardhezinjtë. Gjithashtu, është një rast i mirë edhe për Amaurin, i cili mund ta harrojë zhgënjimin e së martës në mbrëmje, kur iu desh ta linte fushën pas pak minutash, i detyruar nga një përplasje me Vieiranë: "Po, nervozizmi ka kaluar! Desha të luaja sa më mirë, por, për fat të keq, e detyrova të dilja nga fusha".

Me Del Pieron, Trezegenë, Iakuintën dhe Xhovinkon do të ketë gjithmonë rivalitet, që natyrisht do t'i bëjë mirë Juves. "Këtu, nëse të gjithë do të jenë në formë, do të thotë se do të fitojmë më shumë ndeshje, kështu që le të jemi të gjithë në gjendjen më të mirë," - ka shpeguar sulmuesi juventin. Kurse për kombëtaren, Amauri nuk e ka bërë ende zgjedhjen. Pas një muaji mund të jetë gati edhe pasaporta italiane për të, ndaj edhe fanella "axurre" mund të jetë më afër për Amaurin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›