Klubi 27, kthimi i të vdekurve
Kurt Cobain nuk ishte vetëm kur jeta e tij u pre në mes aq tragjikisht. Dhe ishte shumë i ri, 27 vjeç. Të tjera legjenda të rrokut kanë vdekur, në mënyrë misterioze thonë disa, në moshën 27 vjeç. Në atë moment e ëma e këngëtarit, poetit dhe zemrës së bandës “Nirvana”, pat thënë: “Tani ai ka shkuar dhe është bashkuar me atë klub tarallak, i kisha thënë të mos shkonte pas atij klubi budalla.”
Duke iu referuar librit “Më e rëndë se parajsa”, kur Cobain vdiq, motra e tij pohon se qysh fëmijë ai thoshte që kishte dëshirë t’i bashkohej “Klubit 27”.
Ajo e ka fjalën për Klubin 27, herë pas here i njohur si “Forever 27 Club”, emri folklorik që i është vënë grupit muzikantëve me influencë të muzikës rrok dhe bluz të cilët kanë vdekur në moshën 27-vjeçare, në disa raste në rrethana të çuditshme.
Ata që jetuan shpejt dhe vdiqën të rinj, do të kujtohen në një ekspozitë. Janë Brian Jones, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison dhe Kurt Cobain që do të paraqiten nëForever 27, ekspozitë që do të hapet shtatorin e ardshëm në Proud Camden, Londër. Galeria ka mbledhur 60 fotografi të pesë muzikantëve, duke përfshirë foton e parë të Rolling Stones nga Philip Toënsend dhe disa nga fotot e fundit të Brian Jones-it para se të vdiste; imazhet ikonë të Kurt Cobain që ka realizuar Steve Double; fotot e Jimi Hendrix dhe Janis Joplin shkrepur nga Elliott Landy, fotografi zyrtar në Udstok (Ëoodstock).
“Është akoma e fortë mania jonë për muzikantët jetëshkurtër”, shpjegon kuratori Sam Talbot. “Ne ndjejmë se “Klubi 27” ka akoma një lidhje të vazhdueshme. Por vëmendja e popullaritetit është e fortë sidomos ndaj këtyre pesë muzikantëve. Përmes disa prej fotove më të famshme të rock’n’roll-it të shekullit të kaluar, kjo ekspozitë na jep një mundësi të analizojmë se sa të influencuar jemi prej tyre.”
Brian Jones u mbyt në një pishinë më 3 korrik 1969. Instrumentist i shumanshëm ishte themeluesi dhe kitaristi kryesor, i grupit legjendar Rolling Stones.
Janis Joplin vdiq më 4 tetor 1970 nga një mbidozë heroine. E lindur më 19 janar 1943 në Teksas, ajo do ta niste karrierën si këngëtare për Big Brother-in dhe Holding Company, e cila regjistroi Piece of My Heart, “Try Just a Little Bit Harder”, “Me and Bobby McGee”, etj.
Jimi Hendrix vdiq më 18 shtator 1970 u gjend i asfiksuar. Artisti amerikan ishte kitarist dhe këngëtar për Jimmy James dhe Blue Flames. Disa veprat e tij më të mira që i kanë mbijetuar kohës janë “I Don’t Live Today”, “Foxy Lady”, “The Band of Gypsies”, gjithashtu ka luajtur për Little Richard, King Curtis dhe Isley Brothers.
Jim Morrison vdiq 3 korrik 1971 për shkak të një ataku në zemër. Ky është shkaku zyrtar i vdekjes, por ngaqë autopsia nuk u bë, shkaku i vërtetë mbetet mister, ndoshta mbidoza aksidentale e heroinës. Ishte lindur më 8 dhjetor 1943 në Florida. Ishte lideri i “The Doors”. Ka mbetur ikonë e muzikës me këngët “Light My Fire” dhe “Ëhen The Music’s Over”.
Kurt Cobain vdiq më 8 prill 1994, vrau veten. Edhe pse për mënyrën se si Cobain vdiq ka shumë spekulime, zyrtarisht shkak mbetet goditja me armë në kokë me dorën e vetë. Ishte lindur më 20 shkurt 1967 në Siatëll. Janë të pavdekshme këngët e tij “Smells Like Teen Spirit” apo “Heart Shaped Box”.