E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizatat humanitare: E vështirë ndërhyrja në Afganistan

Shtimi i sulmeve me pasoja vdekjeprurëse në Afganistan ka stepur organizatat humanitare në punën e tyre për ndihmë drejt popullsisë së këtij vendi.

Agjencitë humanitare në Afganistan kanë paralajmëruar se mund të mos jenë në gjendje që të punojnë në disa pjesë të këtij vendi për shkak të asaj që ata e quajnë përshkallëzim të konsiderueshëm të konfliktit.

Një deklaratë e lëshuar në emër të 100 organizatave humanitare, ndërkombëtare dhe lokale, njofton për rreth 50 përqind rritje të sulmeve të militantëve krahasuar me vitin e kaluar. Shihfra këto, që duket se janë pasur me frikë në punonjësit e organizatave.

Së paku 19 punëtorë janë vrarë gjatë 8 muajve të parë të këtij viti që është më shumë se gjatë gjithë vitit të kaluar. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›