E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini këshillon Domenekun për Frejin

 

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka këshilluar trajnerin e Francës Rajmond Domenek, i cili gjendet në gjëndje shumë të vështirë pas dështimit në Euro 2008-të, për t'i dhënë Sebastian Freit vendin e titullarit si "gardian" i portës franceze. Domenek është vënë në lojë nga shumë palë pas dështimit të Francës në Euro 2008, ku ata u eleminuan që në fazën e grupeve duke grumbulluar vetëm një pikë nga tre ndeshjet e grupit. Trajneri është kritikuar për një numër të madh zgjedhjesh të gabuara përsa i përket lojtarëve të grumbulluar. Ai nuk thirri lojtarë si David Trezege, Metju Flamini, Bakari Sanja dhe Gael Klishi, të cilët kishin zhvilluar një sezon fantastik me klubet respektive. Gjithashtu Domenek u kritikua për zgjedhjen e portierit ku u preferua Kupe në vend të Sebastian Freit të Fiorentinës, qëishte jetik për Fiorentinën dhe që arriti deri në gjysëmfinalen e Kupës UEFA. Mbrëmjen e ndeshjes miqësore mes Barcelonës dhe Fiorentinës, Frei u shpall "Lojtari i ndeshjes" nga shumë gazeta prestigjoze edhe pse Fiorentina u mund 3-1 nga katalanasit. Nëse nuk do kishte qenë francezi, Fiorentina do të ishte mundur akoma më thellë. Presidenti I UEFA-s Mishel Platini ka qenë "Artemio Franki" për të ndjekur këtë miqësore dhe me anë të një deklarate i ka kërkuar domenekut që Frei të marrë menjehrë vendin e titullarit në kombëtaren e Francës. Vendimi i Federatës Franceze të Futbollit për të mbajtur Domenekun në pankinë edhe pas dështimeve të tij, ka habitur botën e futbollit, ku shumë njerëz mendojmë se miqtë e Domenek në politikë e kanë ndihmuar që ai të mbajë prë akoma më shumë detyrën e trajnerit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›