E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi mohon firmën për Dnjipron

 

Ndryshe nga sa është folur, kapiteni i Krivbasit, Dorian Bylykbashi ende nuk ka firmosur për ekipin ukrainas Dnjipro D'petrovsk. Këtë e bëri të ditur për "Sportin shqiptar" vetë fantazisti. "E vërteta është se menaxheri im ka pasur një takim me drejtuesit e Dnjipros. Këta të fundit kanë bërë një ofertë shumë të mirë dhe kemi rënë parimisht dakord, por firmë nuk kam hedhur. Deri në këtë pikë, te firma, ngelen për t'u përcaktuar disa detaje jo pak të rëndësishme, kështu që kemi lënë gjithçka pa e zyrtarizuar ende." Dorian Bylykbashi ka shkëlqyer me Krivbasin dhe interesimi i klubeve të tjera ka qenë i madh, sidomos nga Tereku i Gronzit, ekipi çeçen ku aktivizohet edhe portieri shqiptar Ilion Lika. "Deri më tani Dnjipro më ka bërë ofertën më të pëlqyeshme. Ky ekip, bashkë me Shahtjorin e Donjeckut dhe Dinamon e Kievit (edhe këto të interesuara për Bylykbashin) janë më të mirët në Ukrainë. Do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën time ky kalim, pasi Dnjipro çdo vit merr pjesë në Kupat e Europës,"- thotë mesfushori i kombëtares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›