E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri kërkon përgjigje nga Juventusi

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 21:11

Sulmuesi Amauri është i pasigurt rreth të ardhmes së tij në Juventus.

Së fundmi qarkulluan njoftime se Juventus është i gatshëm të lejon vazhdimin e qëndrimit të tij në Parma në mënyrë që këta të fundit të mos e shfrytëzojnë opsionin e tyre për pronësinë e përbashkët të Sebastian Giovincos.

“Ende nuk jemi takuar me Juventusin. Vetëm pas kësaj mund të dimë më tepër rreth të ardhmes së Amaurit. Në gazeta shkruan se Amauri është në shitje por Bianconerët nuk më kanë njoftuar për këtë”, tha menaxheri Giampiero Pocetta për Calciomercato.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›