E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani i lumtur në Man Utd

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 22:30

Mesfushori i Manchester Unitedit Nani ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi portugez spekulohej se mund të braktis kampionin e Premierligës pasi klubi është shumë pranë transferimit të mesfushorit ofensiv Ashley Young nga Aston Villa.

Nani thuhej se kërkohet nga Juventus por ai nuk brengoset për spekulimet rreth të ardhmes së tij.

“Jam i lumtur në Manchester United” tha Nani për të përditshmen portugeze A BOLA. Nani iu bashkua Manchester Unitedit nga Sporting Lisbona më 2003 për 25.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›