Kaka ripërsërit, nuk largohet nga Reali

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 21:43
Mesfushori i Real Madridit Leite Kaka ka ripërsëritur dëshirën e tij të mbetet në Santiago Bernabeu duke mohuar spekulimet se kërkon një sfidë të re.
Më herët gjatë javës spekulohej se Kaka mund të kalon në Inter në shkëmbim me mbrojtësin e djathtë të Nerazzurrëve, Maicon. Mirëpo, Kaka ka insistuar se dëshiron të mbetet në Madrid.
“E vërteta është se dua të vazhdoj në Real Madrid dhe do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm”, tha Kaka për Globoesporte.