Mourinho në PSG më 2012?
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 17:45
Jose Mourinho trajner i Paris Saint Germain. Ky është skenari i publikuar nga televizioni katalan Tv3 duke cituar për burim presidentin e Portos, Pinto Da Costa që raportoi se ‘Special One’ ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze për sezonin e ardhshëm.
Da Costa ka dhënë lajmin pas ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Mourinho deri më tani ka mohuar mundësinë e largimit të tij nga Reali në të ardhmen e afërt por mbetet të shihet se çka do të ndodh deri në fund të këtij sezoni të sapofilluar.