E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musolini ka pasur aferë me mbretëreshën e Italisë

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 14:00

Pothuajse nuk ka mbetur asnjë fshehtësi, në lidhje me jetën private të Benito Musolinit. Përjashtuar këtu natyrën e vërtetë të marrëdhënieve të tij me femrën, e cila ishte mbretëresha e fundit e Italisë, Marie Jose nga Belgjika.

E dashura e Musolinit, Claretta Petacci, në ditarin e saj kishte theksuar se në vitin 1937 se pricesha dhe bashkëshortja e trashëgimtarit të tronit ishte përpjekur dhe kishte dështuar që të joshë diktatorin, në një vend turistik, në afërsi të Romës.

Por Marie Jose me gjasë kishte qenë më e suksesshme, se sa që kishte besuar rivalja e tij, nëse mund t’i besojmë dëshmive më të reja, të zbuluara këtë javë.

Në një letër të botuar nga revista Oggi, i biri i Musolinit, Romano, citon nënën e tij të ketë thënë se “kishte një periudhë të shkurtë të marrëdhënieve romantike mes Musolinit dhe princeshës së Piedmontit”.

E bija e mbretit të Belgjikës, Alberti I, Marie Jose lindi në vitin 1906 dhe përderisa ishte ende fëmijë, u vendos që ajo të martohet në familjen mbretërore të Italisë dhe në vitin 1930, ajo u martua ,e Umberton e Savojit, djalin e vetëm të mbretit Victor Emanuel.

Martesa nuk ishte e lumtur dhe ajo u nda nga bashkëshorti, pas shfuqizimit në referendum të monarkisë së Italisë, në vitin 1946.

Ajo pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Zvicër, ku vdiq në vitin 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›