E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç s’ka problem me Guardiolën

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 17:01

Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç ka insistuar se nuk ka problem me trajnerin e Barcelonës Pep Guardiola.

Ylli suedez kishte kritikuar ish trajnerin e tij Guardiola pas largimit nga Nou Camp.

Ata tani do të ndeshen mes vete në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve por Ibrahimoviç insiston se nuk ka më problem me Guardiolan.

“Nuk do të kem probleme me të. Ajo që ndodhi, ndodhi. Guardiola është trajner fantastik, problemet mes nesh ishin tjera. Ne duhet të shikojmë përpara e jo prapa” tha Ibrahimoviç për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›